Ministri Blendi Gonxhja dhe aktori Enver Petrovci

Kosova & Rajoni
Kultura

Ndarja nga jeta e aktorit dhe regjisorit Enver Petrovci, ministri Blendi Gonxhja: U prehsh në paqe mjeshtër

22 Shtator, 16:56| Përditesimi: 22 Shtator, 17:02

  • Share

1758553128_gonxhe.jpg

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit e regjisorit të mirënjohur, Enver Petrovci.

Gonxhja shkruan se Petrovci ishte artist i madh e mjeshtër i artit.

“Lamtumirë Enver Petrovci!

Artist i madh, mjeshtër i artit skenik që me madhështinë e tij la gjurmë të pashlyeshme tek breza të tërë aktorësh!

U prehsh në paqe mjeshtër!”, shkruan Gonxhja.


Lajmi kryesor:

Shuhet në moshën 71-vjeçare aktori i mirënjohur nga Kosova, Enver Petrovci


A.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?