Xhensila dhe Besi

Ndaj shpifjeve të rrish pa folur! Pas bujës së këngës së Besit, reagon Xhensila Myrtezaj

25 Maj, 12:25| Përditesimi: 25 Maj, 12:32

  • Share

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë qenë në qendër të vëmendjes së publikut sidomos pas ndarjes së tyre.

Para disa ditësh Besi publikoi këngën e tij më të re ‘Mosmirënjohja’, madje e cilësoi si tekst shpirti.

“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin apo do bësh viktimën…”, thuhet në strofat e këngës.

Por mesa duket këto vargje nuk i kanë pëlqyer fare këngëtares. Prandaj me anë të një Insta Story ajo ka postuar disa vargje të poezisë ‘Në mundsh’, vargje që mund të jenë një replikë për këngën e ish-partnerit të saj.

“Në mundsh të ruash arsyen kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,
sa herë te ty dyshojnë e s’të perfillin,
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
në mundsh të rrish në pritje nga pritja palodhur,
a kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi me to pa rënë ndesh", shkruan Xhensila.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • papingji: 26/05/2024 17:34

    giashtenontsh ke bujrkalifa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?