'Ndal policia', uniformat blu kontrolle makinave në Tiranë! Autori i vrasjes së 35-vjeçarit , ende i lirë (VIDEO)

5 Janar 2022, 21:52| Përditesimi: 5 Janar 2022, 21:55

  • Share

Vetëm një ditë pas vrasjes së 35-vjeçarit Erion Çela në "Don Bosko",  policia ka intensifikuar kontrollet në kryeqytet.

Policia është në aksion për identifikimin e autorëve, të vrasje së parë të viti që tronditi banorët e zonës dhe jo vetëm.

Siç shihet në videon e siguruar nga Report Tv, një furgon policie ka ndaluar në një zonë mjaft të populluar të kryeqytetit, ndërsa sipas informacioneve në qendër të kontrolleve janë të rinjtë.

Kontrollet nisën me këtë intensitet, edhe pasi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nanon mblodhi ditën e sotme drejtuesit e 12 qarqeve lidhur me ngjarjet kriminale që janë shënuar ditët e para të vitit në vendin ton si dhe garantimin e sigurisë.

Si pasojë e atentatit, i cili u shënuar pasditen e djeshme në zonën e "Don Boskos" në Tiranë, mbeti i vrarë 35-vjeçari Erion Çela nga Dibra, i njohur edhe me emrin Adriatik Çela, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe Edmond Crroj 41 vjeç, daja i viktimës, Azbi Selimaj 19 vjeç kamarier i lokalit i cili ka marrë plagë në shpatull dhe  Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kaq e veshtire eshte per te kuptuar: 05/01/2022 22:19

    Investimenti me i madh ne Shqiperi duhet bere te rendi publik se pa rend jemi pa te ardhme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?