Ndal shpejtësisë! Të rinjtë në timon më pak se 80 km/h në autostradë! Propozimi për ndryshime në Kodin Rrugor shkon në Kuvend! Rinovimi i patentës çdo 15 vite

5 Korrik 2022, 13:54| Përditesimi: 5 Korrik 2022, 14:46

  • Share

Nëse jeni shofer i ri dhe sapo keni marrë patentën, deri në tre vite nuk do të mund të lëvizni në autostradë më shumë se 80 kilometër në orë. Propozimi është i disa deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët kanë depozituar në Kuvend kërkesën për disa ndryshime në Kodin Rrugor.

Shpejtësia maksimale në një autostradë në vendin tonë është 110 km në orë. Me këtë shpejtësi për shembull lëvizet në bypass-i i Fierit. Por nëse ndryshimet miratohet, shoferët e rinj do të duhet të ecin me të paktën 30 kilometër më pak.

Ulje të shpejtësisë për këtë kategori shoferësh është parë të bëhet edhe për rrugët interurbane kryesore. Për shembull, siç është ajo Elbasan-Tiranë, në të cilën maksimalja e lëvizjeve nga 90 km orë aktualisht, pritet të ulët në 70 km në orë. Ky nuk është ndryshimi i vetëm që propozohet në Kodin Rrugor.

Shoferët e autobusëve, kamionëve apo transportit publik mund të drejtojnë mjetin, deri në moshën 70-vjeçare, nga 65 që është aktualisht. Ky ndryshim bëhet për të përshtatur moshën e pensionit që shkon në proporcion rritjeje. Një ndryshim i rëndësishëm është edhe ai për rinovimin e patentave. Për drejtuesit e veturave, nëse deri më tani afati maksimal është 10 vjet për deri në moshën 50-vjeçare dhe i limituar akoma më shumë deri në 70 vjeç; me ndryshimet e reja parashikohet që deri në moshën 70 vjeçare, të bëhet zgjatje deri në 15 vite.

Kodi Rrugor, për herë të fundit në Shqipëri është ndryshuar në Qershor të vitit 2021. Pjesa më e madhe e ndryshimeve u karakterizua tek rritja e vlerave të gjobave, të cilat u shumëfishuan.  Ndryshimi i Kodit Rrugor kërkon shumicë të cilësuar 3/5, domethënë 84 vota, të cilat Partia Socialiste nuk i ka në Kuvend. Nëse eksponentë të opozitës do të japin pëlqimin për këto ndryshime mbetet për tu parë.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 05/07/2022 19:30

    Me keto gallata nuk rregullohet trafiku kur nuk ke sinjalistiken e duhur qe eshte kryesorja qe kontrolli automjeteve te behet me dicitalizim

    Përgjigju
  • Tironci: 05/07/2022 16:22

    Beni dhe nje ligj që po shtype kembesoret qe kalojne nga një ane tjetren ne autostrade shoferi te mos kete asnjë faj,,nuk ndalohet me 90 ne ore ,,,dhe aman një ligj kunder atyre që i japin me shapka makinave,na e shpifen , ne bote eshte e ndaluar

    Përgjigju
    • Lui: 05/07/2022 18:42

      Hahaha o tironci, shume e vertete kjo puna e shapkave.. Biles gjysma jane me shapka nga ato me gisht..Hahah.

  • Deliu: 05/07/2022 15:47

    Kush i ben kto ndryshime qe nuk ekzistojne ne asnje vend ne bote. O e ke patenten ose nuk e ke. Ne nuk kemi rruge me me shume se 2 korsi qe te behet kjo pa probleme qe prap ne bote nuk ka. Ligji duhet te jete si ne Amwrike. Nese je mbi 40 km ne ore mbi limit psh burg dhe heqje patente. Mbi 30 nje gjobe te majme etj. Kjo nuk zgjidh asgje. Turp

    Përgjigju
    • Lui: 05/07/2022 18:45

      O populli, as une nuk Jam dakord me kete limitin e shpejtesise. Jo se nuk dua, por eshte e pa mundur te kontrollohet!!! I bie qe te ndalosh cdo makine e te kerkosh patenten cdo drejtuesi te mjeteve. Sa per fuqine, ok, eshte e pranueshme dhe e kontrollueshme. Edhe siguracioni po ashtu paguajne me shume shoferet e rinj.

    • Populli: 05/07/2022 16:17

      Ne Itali 2 vitet e para pasi mer patenten max 110 ne autostrada dhe jo makina me potence

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?