Will Still, trajneri i Reims

Ndali PSG-në dhe është vetëm 30 vjeç, klubi i Ligue I merr gjobë 27 mijë euro sa herë ka trajnerin në stol

31 Janar 2023, 18:00| Përditesimi: 31 Janar 2023, 18:01

  • Share

Reims në Ligue I në Francë prej 12 ndeshjesh nuk pëson humbje dhe renditet komod në mesin e klasifikimit. Kjo edhe për shkak të aftësive të trajnerit Will Still. I lindur në Belgjikë dhe me prindër anglezë, 30-vjeçari prej tetorit është në krye të klubit të Reims, duke u promovuar në këtë deyrë nga loja virtuale Football Manager.

Në fundjavë Reims barazoi 1-1 me PSG-në, teksa të gjithë po flasin për historinë e pabesueshme të trajnerit. Ai ende nuk e ka një licencë UEFA Pro, me Reims që paguan një gjobë prej 27 mijë eurosh sa herë që Still është në stol duke drejtuar skuadrën, kjo sipas rregullave të Federatës.

Klubi francez bën me dije se nuk i intereson gjoba, për sa kohë skuadra ka 12 ndeshje pa humbje nën drejtimin e tij.

Historia/ Një mbrëmje të vonë një lojën e simulimit kompjuterik Football Manager, e shtyu Still të shkonte në stërvitje. Ai u transferua nga Belgjika në Preston në moshën 17-vjeçare për t'u fokusuar në karrierën e trajnerit, duke studiuar në Kolegjin Myerscough ndërsa drejtonte ekipin U-14 të Preston.

“Unë isha si një fëmijë normal që luante Football Manager. I kaloja netët duke luajtur deri në orën 10 të mbrëmjes, duke menduar, "Ok edhe një lojë. Dhe pastaj përfundonte në orën 4 të mëngjesit: 'Oh, unë jam ende duke luajtur.'  Ajo që kuptoj tani, gjëja e çmendur është se në fakt është kaq reale", thotë trajneri.

Më shumë se një dekadë, pasioni i tij e ka çuar tashmë në Lierse, Beerschot (ku ai ishte menaxher), Standard Liege dhe Reims. Nëse udhëtimi i Still në Ligue 1 vazhdon të jetë i suksesshëm, do të ishte gabim të mendohej se nuk do të jetë së shpejti në krye të një skuadre në Premier League.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?