TIRANE-Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi thotë se gjobat që qeveria ka përcaktuar në Aktin Normativ për shkeljet në situatën e koronavirusit, nuk janë zgjidhje. Vokshi i kërkon Edi Ramës që të pranojë planin me tetë pika që propozoi Lulzim Basha për pajisjen e mjekëve me masat e duhura dhe ndihmën e qytetarëve.
"Me gjoba nuk zgjidhet asgjë. Duhen masa mbrojtëse për stafin mjekësor, duhen tamponë dhe kite për testimin e popullatës, duhen pajisjet e nevojshme mjekësore për përballimin e fluksit. Asgjë prej këtyre në kohë, megjithëse Kryetari i PD Lulzim Basha, prej ditësh, i ka bërë thirrje qeverisë të marrë masa për pajisjen e spitaleve me mjetet e nevojshme, përfshirë, aparatët respiratorë. Vazhdimisht, kryeministri e ka hedhur poshtë duke theksuar se spitalet kanë pajisje të nevojshme.
Sot mediat publikuan dokumenta se Ministria e Shëndetësisë ka hapur me urgjencë tenderin me afat vetëm 24 orë për blerjen e këtyre pajisjeve. Situata nuk menaxhohet as me shpalljet e gjobave në ERTV, as me daljet e Ramës nga vila 2 milionë euro në Surrel, aq më pak, me sulme ndaj çdo propozimi të opozitës.
Për shëndetin e mjekëve dhe të shqiptarëve duhen veprime të shpejta, që i paraprijnë përkeqësimit të situatës. Qytetarët kanë nevojë për dikë që qeveris dhe merr vendime në kohën e duhur për interesin e tyre. Qytetarët duan zgjidhje, jo të shtyjnë kohën duke parë Edi Ramën në televizor në mëngjes, në drekë dhe në darkë" tha Vokshi.
Komente

Kjo ka bere nje shfaqe te shemtuar ne kufirin me kosoven.. Deshmitare qe kane qene e kane degjuar duke share e ofenduar me liber shpije oficeret e eulex.. Keto duhen zhdukur se njellosen idealet e perfaqesuesve te vertete te PD qe sot kane ikur te gjithe..
PërgjigjuTi e do mengjez dreke dhe darke
PërgjigjuNa mbyten laviret... e ka sa nje byth kavanozi
Përgjigju