I ashpër ka qenë reagimi i kryreministrit Rama për ngjarjen e mbrëmshme, kur ato që PD i quan si 'strukturat për mbrojtjen e votës', që janë grupe personash disa të armatosur të organizuar nga Partia Demorkatike, kanë ndaluar shpërndarjen e iftarit te besimtarët myslimanë që agjërojnë, me pretendimin se këto ushqime po jepeshin në këmbim të votës.
"Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e "mbrojtjes së votës" është një çmenduri e padëgjuar!Thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim! E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve", shkruan Rama.
Teksa mbrëmjen e djeshme ishte parashikuar shtrimi i një iftari për banorët e lagjes Ibra në Vaqarr, mbështetës të PD, me në krye Florenc Hoxhën, eksponent i rëndësishëm i Partisë Demokratike, ish-drejtor i Policisë Bashkiake Tiranë në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha, kanë ndaluar shpërndarjen e ushqimit.
Florenc Hoxha po hetohet në gjendje të lirë. Sipas policisë Hoxha përfaqësues i një subjekti politik është vënë nën hetim për plagosje të lehtë me dashje. Ka qenë B. G. ai që ka kërkuar ndihmën e policisë, pasi disa persona i kishin bllokuar rrugën në lagjen Ibra, fshati Vaqarr, duke e kërcënuar të zbriste nga makina, me pretendimin se në këtë mjet kishte produkte ushqimore që do të shpërndaheshin në këmbim të votës. Por ka rezultuar se ushqimet ishin përgatitur për t'ua shpërndare për iftar besimtarëve në kuadër të muajit të Ramazanit.
Shikoni fytyren e ketij perbindeshi Florenc Hoxha, a nuk e ka veshtrimin si nje oficer Gestapoje. Mjere ai qe ka pune me kete njeri se ky eshte nje vagabond i lindur njelloj si Shullazi
Përgjigju