Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të mos e trajtojnë Kosovën si partnere nëse ajo merr vendime pa u konsultuar me to, si ai i ndalimit të monedhës së dinarit serb.
Në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës, ditën e sotme (13 shkurt), O’Brien bëri një paralajmërim të fortë për Prishtinën zyrtare.
“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta publikisht. Unë do të thosha, nëse ne nuk trajtohemi si partnerë, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”- u shpreh zyrtari i lartë amerikan.
Sipas O’Brien Kosova duhet të pezullojë vendimin e Bankës Qendrore menjëherë dhe të punojë si shtet modern europian për të gjetur një zgjidhje për këtë problem.
“Njerëzit duhet ta dinë se si do t’i paguajnë faturat. Kur lexoj deklaratën e Bankës Qendrore, aty nuk thotë se do ta lejohet përdorimi i dinarit. Thotë se do të ofrohet një alternativë. Kjo duhej bërë para se të zbatohej vendimi në bashkëpunim me komunitetet e prekura dhe me fqinjët që preken nga vendimi dhe sinqerisht me Bashkimin Evropian dhe me ne”, tha O’Brien.
Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës - e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin - hyri në fuqi më 1 shkurt, pavarësisht thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare për shtyrjen e zbatimit të saj dhe kundërshtimit nga serbët e Kosovës.
Ku pyet gomari Kurti per SHBA.
PërgjigjuDmth sipas ketij pykes, ky te marri vendimet dhe Kurti ti firmose. Bukur! Epo tani ska cpret me dhiplomacia amerikane ne ballkan por oburra me shokun Rame ne krye ta permbysim "qeverine Kurti" dhe instalojme nje qurravisje "partnere" te denje per shokun James. Propozoj te vene kryeminister dike me rekord te ngjashem si Rama per korrupsion, o Ramushin o Begjetin....
Përgjigju