Ndalimi i gjuetisë jep efekt pozitiv, rritet numri i shpendëve në liqenin e Pogradecit dhe të Prespës

17 Janar 2021, 20:41| Përditesimi: 17 Janar 2021, 20:58

  • Share

Ulja e temperaturave por edhe ndalimi i gjuetisë ka bërë që këtë vit në liqenet e Qarkut të Korçës të numërohen më shumë shpendë sesa vitet e kaluara. Nga censusi i shpendëve i kryer në Liqenin e Prespës dhe të Pogradecit vërehen edhe shpendë të rrallë.

“Sivjet kemi prani më të madhe të shpendëve për vetë faktin e uljes së temperaturave që favorizojnë shpendët, vihet re një numër i madh i rosave, prani të madhe të pulëbardhës, bajzës, shpend karakteristik siç është mjelma, çafka”thotë specialisti i Zonave te mbrojtura Gani Bego.

Specialisti i Zonave te mbrojtura Gani Bego thotë se të gjithë të apasionuarit pas gjuetisë duhet ti shmangin zonat e mbrojtura pasi jo vetëm që janë nën vëzhgim të rreptë por edhe masat administrative që aplikohen janë të rënda.

“Moratoriumi ka dhënë efektin e tij, pasi shpendët janë afër bregut dhe nuk shqetësohen nga qytetarët. Gjuetia është e ndaluar dhe me ligjin e ri të zonave të mbrojtura, dhe masat administrative janë shumë të rënda”, shprehet Bego.

Numërimi i shpendëve zhvillohet për të 6-in vit rresht nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në bashkëpunim të ngushtë me ekspertë, organizata jofitimprurëse mjedisore dhe studentë. Ky census zhvillohet njëkohësisht në 146 vende të botës.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • cadra: 18/01/2021 00:35

    Me se fundi !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?