Kronikë
Top 24

Ndalimi i kapsollave/ Policia kontroll 'blic' në dyqanet dhe tregjet e Tiranës (VIDEO)

29 Nëntor 2018, 14:15| Përditesimi: 29 Nëntor 2018, 15:37

  • Share

TIRANE - Policia e Tiranës në bazë të planit të masave për kontrollin e dyqaneve e tregjeve që mund të tregtojnë apo shesin lëndë plasëse ka vijuar kontrollet dhe ditën e sotme. 

Kontrollet janë ushtruar në dyqanet dhe tregjet e ndodhura në rrugët “Petro Nini”, “Ali Demi”, rruga e Elbasanit, “Ali Kelmendi”, “Ferit Xhajko”, “New York” etj. Nga kontrollet e ushtruara nuk janë konstatuar lëndë plasëse apo produkte piroteknike. 

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë ushtruar inspektim në lidhje edhe me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet (dyqanet), siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri.

Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet e tregje, në gjithë vendin.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?