Kronikë
Top 24

Ndalimi i kapsollave, policia kontrolle në tregjet dhe dyqanet e tre qyteteve (VIDEO)

6 Dhjetor 2018, 12:18| Përditesimi: 6 Dhjetor 2018, 13:59

  • Share

DURRËS- Policia e Shtetit ka vijuar me kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën. (SHIKO KËTU)

Në qytetin e Durrësit, Krujës dhe Shijakut u kontrolluan 34 dyqane, supermarkete dhe pika shumicash dhe si rezultat i kontrollve deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla apo fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën. Kontrolle u zhvilluan edhe në lidhje me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet tregtare si p.sh.: kamerat e vëzhgimit apo fikëset e zjarrit.

Që prej fillimit të planit të masave kundër kapsollave 3 subjekte tregtare dhe 2 pronarë dyqansh janë dërguar në Prokurori. Përgjatë kontrollit të ushtruar në më pak se një javë, kanë kaluar në filter 1136 subjekte tregtare (dyqane, markete, supermarkete, tregje të shumicës).

Ndalimi i kapsollave bëhet pas urdhërit të Ministrisë së Brendshme ku ndalohet importi dhe tregtimin e kapsollave. Në këtë mënyrë marrin fund shpërthimet dhe plagosja e qytetarëve nga kapsollat, sidomos përgjatë ditëve të ndërrimit të viteve.

Ky kontroll i territorit për heqjen nga tregu të materialeve piroteknike, që përdoren masivisht në festat e fundvitit, vjen pas plagosjes së polices Ina Nuka gjatë protestës së banorëve të "Astirit" tek parlamenti; dëmtimit në gishta që ajo pësoi pas sulmit nga një kapsollë.

Njoftimi i plotë:

Durrës

Vijojnë kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën.

Në qytetin e Durrësit , Krujës dhe Shijakut u kontrolluan 34 subjekte të ndryshme ( dyqane, supermarkete dhe pika shumicash).

Si rezultat i kontrolleve deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla apo fishekzjarre që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për jetën.

Gjithashtu kontroll u ushtrua edhe në lidhje me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet tregtare siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri.

Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregëtimit të lëndëve të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin "Komisariati Dixhital".

Komento

Komente

  • Fredi: 06/12/2018 16:25

    Ashtu bravo, “krejuni binanë” me kontrolle!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?