Një grup deputetësh në parlament nga opozita kërkojnë ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, por një tjetër pjesë e opozitës në Kuvend e kundërshtojnë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Edi Rama nuk ka shmangur kunjat dhe sulmin kundër Lefter Maliqit, kur vjen puna te koalicionet. Edhe pse nuk iu referua me emër konkret, në përgjigjen e tij la të kuptohet se bëhet fjalë për atë.
"Kur vjen puna te koalicionet mos më bëni të flas. Është një deputet këtu që nuk ka votuar as për veten e vet, ka ardhur këtu deputet, i PD-së, ka bërë fushatë për mua për PS-në, mes dy kohërave ka kapur një drejtori. Mua hajde të më pikturoni si diktator, por unë dhe Luli? Do të ishte zhvillim i rëndësishëm demokratik sepse Shqipëria nuk do të kërcënohet nga diktatura si me lista të mbyllura si të hapura" tha Rama.
Lefter Maliqi në vitin 2017 ishte në listat e PD si kandidat në Berat, por jo në listën fituese. Për këtë arsye, ai u largua nga PD duke kaluar me PS. Si shpërblim për rezultatin e arritur në zgjedhjet vendore në Berat shumica e emëroi zv. Drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve. Por pas djegies së mandateve nga opozita e vjetër, i erdhi radha në listë dhe ai pranoi që të merrte mandatin duke sulmuar tani Ramën.
Lajmi kryesor: