Ndalimi i qeseve plastike njëpërdorimshe, nga 1 korriku nisin gjobat për bizneset! Rama: Mbrojmë Shqipërinë dhe fëmijët

26 Qershor 2022, 12:27| Përditesimi: 26 Qershor 2022, 14:30

  • Share

Në 1 qershor Shqipëria i tha ‘Jo’ përdorimit të qeseve plastike, teksa hyri në fuqi vendimi për të ndaluar shitjen në çdo njësi tregtare të qeseve njëpërdorimshe dhe do të përdoren vetëm ato qese që kanë trashësi mbi 70 mikron.

Kryeministri Edi Rama në një shkrim në rrjetet sociale thotë se është mirë që të shohësh që shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qese letre. Në këtë mënyrë thotë Rama, mbrojmë Shqipërinë dhe fëmijët nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike. Kreu i qeverisë, kujton po ashtu se në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave.

“Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës. Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për Pazar. Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetin. Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave!”, shkruan Rama në Facebook.

Personat që prodhojnë, importojnë ose hedhin në treg qese plastike njëpërdorimshe do të gjobiten me 500 mijë lekë dhe në rast përsëritjeje vlera do të jetë 1.500.000 lekë dhe me sekuestrim të gjithë sasisë së qeseve plastike të ndaluara. Në rast se e përsërisin, bizneseve u hiqet licensa.

Por kur nisi puna për të hequr qeset një përdorimshe?
Nisma ligjore u prezantua për herë të parë në vitin 2019 nga ministri i atëhershëm i mjedisit Blendi Klosi por që u shty prej pandemisë dhe kundërshtisë së  bizneseve që prodhojnë dhe importojnë qese.

Qëllimi është ulja e ndotjes së lartë të mjedisit, kryesisht të lumenjve e deteve, me plastikë që nuk riciklohet.  Në Shqipëri përdoren mesatarisht rreth 3,2 miliardë qese në vit ose 26.280 ton qese plastike, ndërsa sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Mjedisit një qytetar përdorte mesatarisht 3 qese njëpërdorimshme në ditë.

Vetëm si pasojë e hedhjes së paligjshme e qeseve njëpërdorimshme, çdo vit shpenzohen 1 5 milionë Euro për pastrimin e mbetjeve të hedhura në mënyrë të paligjshme dhe mbi 2 milionë Euro për pastrimin e plazheve.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/06/2022 01:12

    Te ne ndalimi i qeseve ka nje vit qe eshte ne fuqi,por eshte pak /tricky/.Qeset e trasha/canta shume perdorimshme jane ne perdorim se bashku me qeset shume te holla nje perdorimshme per te vene perimet,etj,por keto te fundit grisen shpejt.Ne supermarkete kane vene kuti ku mund te sjellesh per riciklim te gjitha llojet e qeseve,por ka akoma njerez te papergjegjshem qe nuk pyesin as per qeset e trasha,sepse i hedhin njelloj,si te hollat,vetem qe i gjen me rralle neper rruge,kurse per shishet plastike,ato qe kane pasur pije te gazuara riciklohen dhe merr 5 cent/shishe,kurse per te tjerat qe nuk kishin pije te gazuara,si p.sh.caj,leng frutash,ose uje,provuan te benin dhe ato te riciklueshme kundrej depozites 5 cent si te gazuarat dhe kete e hodhen ne referendum shteteror,por nuk arriten te merrnin votat e mjaftueshme.

    Përgjigju
  • A. N.: 26/06/2022 19:06

    Jemi i vetmi shtet ne europe qe nuk ndan per riciklim plastiken, qelqin, metalin dhe mbetjet ushqimore nderkohe duam ti japim shembull botes qe po ndalojme perdorimin e ca qeseve plastike njeperdorimshe. Eshte bere pet tu qare e per tu qeshur njekohesisht.

    Përgjigju
  • Geri: 26/06/2022 19:00

    Me ne fund me bejet shume qefi qe u hoqen pasi sjkaktonin ndotje te madhe madje shum kafsh i ngatrronin e i hanin per ushqim e ngordhnin nga helmet e plastikes

    Përgjigju
  • Ela: 26/06/2022 18:59

    Me ato qeset plastike na mbusheshon rruget e detet na i shoifte te futeshim keni ber dicka shume te mir qe i ksni ndaluar pasi e ndotnin shum ambientin

    Përgjigju
  • 0000: 26/06/2022 17:20

    Ne dor te zotit ktu kishte ngel problemi i shqiptareve te qeset se tana punt i kishim ne terezi,ktu ne ket ven na kan myt hajnat ky ven ka marr fun me te tana rinia po ikin per dite,ktu vjedhen taksat tona ktu krimi asht ul kamkryq dhe Spaku nuk din ka me ja fillu arrestimeve,dhe kekan qeset qe nuk na lan me hy ne evrop,ktu cmimi karburantit asht ma i shtrenjti ne bote,ktu rinia kan frik me u martu se nuk munen me ble shpi me rrogat.Me ngrejn nervat komentus servila si ai pensionisti me 150 mije qe tha jam shum i knaqun me pensionin.

    Përgjigju
  • Joni: 26/06/2022 16:12

    Nje nisem e duhur kjo e heqejeve te qeseve plastike pasi jo vetem qe ule ndotjen por edhe sherben per te edukuar dhe me shume brezat e ardhshem per te mbajtur vendin dhe ambientin paster.

    Përgjigju
  • Jonis: 26/06/2022 16:10

    Po behet iniciativa e duhur per uljen e ndotjes nga qeset plastike. Me vjen mire qe u morre kjo iniciative nga qeveria

    Përgjigju
  • alehandr: 26/06/2022 16:09

    Bravo qeverise per kete super nisem qe po ben per te mbrojtur ambjentin nga ndotesit kryesore qe eshte plastika

    Përgjigju
  • tela: 26/06/2022 16:08

    Eshte vertet shume e mir kjo nisem qe ndaloj qesetb plastike 1 perdorimshme, ato demtojne ambjentin dhe shendetin tone.

    Përgjigju
  • Altin: 26/06/2022 15:40

    Statusi yt ska lidhje me qeset, ka lidhje vetem me semundjen tende, qe ti i mposht te gjithe, ti i jep te haje atij qe do ti dhe ne kete vend behet cfare do ti. Por mos harro, se lodhja, semundja dhe mosha po bejne te veten. Edhe Zoti vonon por nuk harron ….

    Përgjigju
  • Gimi: 26/06/2022 15:40

    Besoj se me vendosjen e gjobave, qytetaret do ndergjegjesohen dhe nuk do i perdorin me qeset plastike, qe me thene te drejten jane shume te demshme

    Përgjigju
  • Visi: 26/06/2022 15:39

    I perkrahim nisma te tilla pasi ne fokus kane mbrojtjen e shendetit dhe te mjedisit

    Përgjigju
  • Soni: 26/06/2022 15:24

    Shume mire qe beni qe vendosni gjoba tek njerezit qe nuk respektojne ligjet

    Përgjigju
  • Bujar: 26/06/2022 15:08

    Me vjen mire qe eshte bere kjo gje se mbrojme vendin tone

    Përgjigju
  • Bledi: 26/06/2022 15:04

    Nje nisme shume e mire se mbrojme mjedisin nga plastika qe eshte shume e demshme dhe per shendetin tone

    Përgjigju
  • Illyrian: 26/06/2022 14:11

    O trapa jane njerzit ne rrezik per buken e gojes me keto cmime qe rriten cdo dite, e ju mendoni me gjobite edhe ma teper bizneset e vogla, qe mbajne familjet me buke. Nqs nuk mbroni popullin tuaj nga kjo situate e veshtire, nuk do e keni karrigen per kohe te gjate.

    Përgjigju
    • Dori: 26/06/2022 18:51

      Ne fakt trapi je ti dhe qeniet gjysem analfabete si puna jote qe jutifikojne pisllekun dhe rrumpallen ne emer te varferise. Mos shkel ligjin o kafshe dhe nuk gjobitesh. E di qe per kafsherine eshte koncept i veshtire, por duhet te mesoheni.

  • Tea: 26/06/2022 13:58

    Kjo eshte nje zgjidhje shume e mire per shendetin tone dhe mendoj se vendosja e gjobave do te beje te funksionoje sic duhet ky vendim qe eshte mare nga ana e qeverise derisa njerezit ta kuptojne qe eshte per te miren e tyre.

    Përgjigju
    • Bravo tea shko ha sufllaqen tani: 26/06/2022 14:36

      Me tere kte lufte kunder qeseve plastike lind pyetja, po me produktet e tjera te plastikes pse nuk aplikohet e njejta politike. Kjo eshte vec me gri ca leke te tjera nga shqiptaret me justifikim te ri. Qeset vazhdojne te perdoren edhe pse jane bere me pagese dhe kushton me shume nje qese se nje tas plastik me kos. Si ka mundesi qe uji vazhdon te tregtohet me bidona plastik e qesen nuk lejohen mos valle demtojne me shume qeset. Une per vete konsumoj 3 bidona uje ne dite dhe rreth 3-4 qese nje here ne tre 3-4 dite kush ndot me shume, pse nuk i edukoni qytetaret dhe te ricikloni por e vetmja alternative juaja eshte gjiba burgu si e si te shpopulloni dhe kte vend.

  • Iris: 26/06/2022 13:57

    Nje nisme e duhur per te shdukur qeset plastike teper te demshme per mjedisin dhe shendetin tone

    Përgjigju
  • Eranda: 26/06/2022 13:56

    Qeset plastike jan shume te demshme se e kam vene re vet kur merja buk dhe ishte e ngrohte e vendosnin aty dhe qesha ngjister tek buka e merte nje ere te cuditshme.Mir ka ber qeveria qe i ka hequr nga perdorimi.

    Përgjigju
  • Tea: 26/06/2022 13:56

    Kjo eshte menyra me e mire per te heque nga qarkullimi qeset plastike. Me vjen mire qe ndermerrni nisma te tilla

    Përgjigju
  • Kadri: 26/06/2022 13:53

    Sa mir e bet me kete tani duhet qe kontrollet te vazhdojne dhe cdokush ta zbatoje kete nisme

    Përgjigju
  • Klaus: 26/06/2022 13:52

    Po ti zhdukin sa me pare se jan shum te demshme krijojne mikroplastika te cilat shkaktojne probleme ne trupin e njeriut

    Përgjigju
  • Daci: 26/06/2022 13:46

    Kjo ne fakt ka vite qe eshte nisur por nuk e di pse u nderpre , duhet mbrojtur mjedisi nga qeset plastike

    Përgjigju
  • Albion: 26/06/2022 13:45

    Shyqyr se kishe frike te dilje ne rruge qese plastike gjithandej

    Përgjigju
  • Alfred: 26/06/2022 13:31

    Nuk mund te perdorim m qese plastike dhe une jam shum dakord me kete gje

    Përgjigju
  • Redi: 26/06/2022 13:30

    Nje nga gjerat me te mira qe mund te behet dhe te ndihmoj qytetaret te ndergjegjsohen

    Përgjigju
    • Fuga dalla liberta: 26/06/2022 14:10

      Ore per ju sufllaqexhinjte e meposhtem nje kerkese kam. Ore une rri qe rri e shkruaj qe shkruaj ketu po te pakten me thoni kujt tja nise CV time qe ti bej dhe un ca elozhe qeverise se mir qe humbase kohen duke share qeverine, po nuk shof ndonje berreqet! Te pakten te ha dhe un ndonje suflaqe! Ju lutem me ndihmoni. Email im eshte: [email protected]

  • Anisa: 26/06/2022 13:20

    Nje gje mjaft mir dhe e miremenduar sepse eshte nje dem i madh si per mjedisin si dhe per ne

    Përgjigju
  • Igli: 26/06/2022 13:20

    Duhej ber me koh dicka e tille te mbrojme vendin dhe shendetin tone mbi te gjitha

    Përgjigju
  • Luli: 26/06/2022 13:03

    Nisem shume sensibilizuese per te gjithe ju lumt per kete hje sa me paster dhe pa plasiyik ta mbaj ambientin aq me te shendetshem do te jemi

    Përgjigju
  • Aldo: 26/06/2022 13:02

    Nje gje shume e mire heqja e qeseve flasike kjo gje do e pastroj akoma dhe me shume ambientin nga plastika

    Përgjigju
  • Amarildo: 26/06/2022 13:01

    Nese gjibat jane menyra e vetme per te ndergjegjsuar qytetaret atehere shume mire qe do aplikohen

    Përgjigju
  • Kakami: 26/06/2022 13:01

    Shum mir qe jane vene dhe gjobat sepse ka njerez te pa pergjegjshem dhe nuk e din qe qeset plastike nuk jan te shendetshme per ne

    Përgjigju
  • Erinda: 26/06/2022 12:59

    Duhet te ishte bere me kohe. Eshte nje nisme qe e ka mare gjith bota dhe ishte koha te vihej ne zbatim edhe ne shqiperi

    Përgjigju
  • Agron: 26/06/2022 12:59

    Keni ber mire qe keni menduar per ket ceshtje sepse duhet te merren masat e duhura. Ato e ndotin shume ambientin dhe jan te panevojshme kur mund te perdorim qeset shume perdorimshe

    Përgjigju
  • Petrit: 26/06/2022 12:59

    Vendim i duhur sepse qeset plastike jane nje faktor ndotes ndaj shendetit tone dhe me vjen mir qe njerezit po ndergjegjesohen

    Përgjigju
  • Klea: 26/06/2022 12:58

    Nisme shume e mire. Qeset plastike jan te demshme dhe ndotin shume ambientin. Kjo eshte menyra me e mire per ti zhdukur.

    Përgjigju
  • titi: 26/06/2022 12:44

    shmagja e qeseve plastike duhet pasi shume njerez jan te pa pergjegjshem dhe duan patjeter gjoba qe te dergjegjsohen

    Përgjigju
  • Ismail: 26/06/2022 12:44

    Edhe ndikojne en pastrimin e mjedisit por mbi te gjitha trajsat jane dhe teper te bukura per tu perdorur

    Përgjigju
  • Bledi: 26/06/2022 12:43

    Nje vendim teper i drejte! Per vet faltin se me eliminimin e qeseve plastike dhe mjedisi merr perfitime pozitive

    Përgjigju
  • Drita: 26/06/2022 12:38

    Me ne fund po merren masat e duhura qe te ndalohet nje here e mire perdorimi i qeseve plastike, mezi e kam pritur ne fakt pasi ishte bere e bezdisshme te shikoje qeset cepeve te rruges

    Përgjigju
  • Sara: 26/06/2022 12:36

    Vetem gjoba i sjell ne vete keta te papergjegjshem qe demtojne shendetin e te gjitheve duke perdorur qeset plastike

    Përgjigju
  • Ani: 26/06/2022 12:35

    Duhet ti reciklojme cdo mbetje dhe mos ta ndotim ambientin

    Përgjigju
  • Ana: 26/06/2022 12:34

    Vendim i duhur,duhet te reciklojme sduhet te ndotim ambientin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?