Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) ka bllokuar 147 kg qese plastike me trashësi më të hollë se 70 mikron. Inspektorët e ISHMT-së sekuestruan të gjithë sasinë e këtij malli, si dhe vendosën masë administrative 500,000 (pesëqind mijë) lekë ndaj subjektit, ndwrsa paralajmwron se kontrollet do të intensifikohen në të gjithë territorin e vendit.
Që prej datës 1 Qershor, ndalohen të përdorin ose ofrojnë qese plastike mbajtëse me përmasa më të vogla se 50 cm gjatësi dhe 24 cm gjerësi (pa përfshirë gjerësinë e palosjeve) me kapacitet mbajtës më të vogël se 10 kg, me trashësi nën 70 mikron.
Ndryshimet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike njëpërdorimshme, parashikojnë penalitete në rast mosrespektimi të kësaj VKM-je. Në rastet kur subjektet nuk respektojnë kërkesat e përcaktuara në vendim, ISHMT ndalon tregtimin e qeseve plastike, procedon me sekuestrimin dhe marrjen e masave përkatëse.
Referuar vendimit, çdo person që hedh në treg, prodhon, importon ose fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo të oxo-biodegradueshme, dënohet me gjobë në vlerën 500,000 (pesëqind mijë) lekë dhe sekuestrimin e qeseve plastike të ndaluara.
Në rast se konstatohet se subjekti është gjobitur dhe më parë, dhe shkelja e tij përsëritet masa ndëshkimore me gjobë 3-fishohet, i sekuestrohet malli dhe mund të shkohet deri në revokimin e lejes/licencës së prodhimit.
Po dominote cfare duan aty :) :)???? Ta kishin gjobitur me mire se luan domino ne orar te punes :) :p
PërgjigjuNë gjermani po japin qese që bëhen nga patatja (levoret) por ka edhe studime nga levizhga e vezes pra nga materiale bio dhe keshtu gradualisht iken plastika dhe vjen bio pra nga ricklueshmet siç jane patatet apo levozhga frutash etj etj
PërgjigjuKa mundesi te me tregoni se ne cilin qytet eshte bere ky aksioni ? Sepse me duket pak si shkrim alla Mirela Kumbaro qe kerkon te duket sikur institucionet e saj punojne.
Përgjigju