Kisha katolike kërkon ndalimin e simboleve komuniste: Historia të shkruhet korrekte! Xhufi: Heqja e filmave është mohim i identitetit kombëtar! Cukali: Të shoqërohen me sqarime

24 Nëntor 2023, 18:11| Përditesimi: 11 Janar, 07:42

  • Share

Nisma e Kishës Katolike në Shqipëri për ndalimin e çdo forme të përhapjes së simboleve dhe parimeve të komunizmit, në ditët e sotme, si shfaqjet e veteranëve çdo 29 nëntor me fotot e dikatorit Enver Hoxha, ka sjellë reagime të shumta pro dhe kundër iniciativës.

Kisha Katolike i ka dërguar një shkresë organeve më të larta shtetërore, ku rendit 6 pika, të cilat shpjegojnë hapat që sipas saj janë të nevojshme për t’u ndërmarrë, për eleminimin e “nuancave” nga periudha komuniste, që mbijetojnë në Shqipërinë e sotme.

Për të sqaruar qëllimin e kësaj nisme, të ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, ishin zëdhënësi i Kishës Katolike të Shqipërisë, Mark Pashkja, historiani, Pëllumb Xhufi dhe regjisori, Koloreto Cukali.

Pashkja tha se qëllimi i kësaj nisme nuk konsiston në ndalimin e punës artistike të prodhuar në periudhën e komunizmit në Shqipëri, por në mos lejimin e shpërthimit të simpatisë nga shoqëria shqiptare në ditët e sotme, për atë epokë.

“Jo ndalimit të filmave të periudhës së komunizmit, as veprave të artit që janë prodhuar nga artistët. Kemi propozuar në lidhje me krimin e apologjisë, një ligj që parashikon si krim gjithë ato pjesë ku ekzistenca, pretenca, të apologjohet sistemi komunist dhe figura e Enver Hoxhës.

Të jemi korrekt në raport me historinë dhe të shkojmë drejt nismave të ngjashme që gjenden dhe në Gjermani.

Ne shtrojmë një pyetje. Sa janë të njohur nëpër tekstet e shkollave për shkaqet dhe motivet që sistemi komunist bëri atë që bëri? Cili ishte shkaku i persekutimeve, që Kisha Katolike ishte një ndër institucionet më të goditura. Sa janë në dijeni studentët e sotëm për mungesën e lirisë së shprehjes, idealizmit, çfarë shkakton?,’- u shpreh Pashkja.

Historiani Xhufi u shpreh se rastet specifikie, kur personat që kanë jetuar periudhën e komunizmit në Shqipëri, tregohen nostalgjikë, duhet të tolerohen për shkak se brezi i cili admiron atë kohë është i vjetër.

Xhufi thekson se komunzmi nuk renditet si një rrezik potencial në vendin tonë dhe shton shqiptarët duhet të shqetësohen për probleme të tjera që po lindin në dittët e sotme.

Përsa i përket artit dhe filmave të prodhuar gjatë totalitarizmit në Shqipëri, historian nënvizon se duhet të jemi shumë të kujdesshëm në këtë aspekt, pasi lidhet me identitetin kombëtar.

“Burgu i Burrelit duhet të bëhet muze. Edhe të Spaçit, jam dakord. Filmat! Të heqësh filmin “Skënderbeu’ që është dopio komunist, të heqësh filmin “Nëntori i Dytë”, është ti heqësh shqiptarëve ndërgjegjen kombëtare. Asnjë nuk mund të digjet se janë dokumente që mund të përdoren, të një periudhe që ka pasur shumë të këqija, por ka pasur edhe ndonjë të mire”,- theksoi Xhufi.

Ndërsa për regjisorin Cukali, shoqëria shqiptare duhet të ketë prioritet shfarrosjen e veseve të këqija që kanë penguar zhvillimin e saj. Po ashtu, ai deklaroi se arti i prodhuar gjatë komunizmit nuk duhet të fshihet pavarësisht propagandës që përmban, por duhet transmetuar me sqarime mbi qëllimin për të cilin është krijuar dhe sasinë e të vërtetës që përmbajnë filmat e asaj kohe.

“Nuk jam për ndalimin e veprave të artit, ka shumë propagandë brenda, por s’jam për t’i ndaluar filmat. Për filmat thellësisht të indoktrinuar të jepen me shpjegime sqaruese, përse po jepet dhe për çfarë arsye”,- u shpreh Cukali.

K.M//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maks: 25/11/2023 07:54

    Per mendimin tim kisha katolike apo ortodokse se bashku me hoxhallaret xhihadista po futen hunden ne politik neva na mori ferra uraten Sa me pak te politizuar te jete faja aq me mir do jete mardhenia midis neve shqiptareve

    Përgjigju
  • Iris: 25/11/2023 00:19

    Cilat jane shkaqet e persekutimit te KK nga komunistet?-thote zoteria.-Sepse futet hundet ne politikat e shtetit laik e u perzjete me pushtues e lloj-lloj rrymash e njerezish edhe aty kur s'duhej.Dhe na u merakoska imzoti per studentet qe na qenkan te painformuar per mungesen e lirise se shprehjes,idealizmit e cfare shkakton!Si institucion qe e kane pesuar vete ne kurriz,ndoshta zoteria do te ishte O.K qe studentet t'a dinin qe ndalimi qe ju be dikur besimtareve per te ndjekur hapur besimet fetare nga komunistet dhe ndalimi i imazheve komuniste qe te mbahen ne rruge nga veteranet,apo ndalimi i filmave te bere ne kohen e diktatures, kerkuar nga KK sot,kane te njejtin emer-MUNGESE E LIRISE SE SHPREHJES! Ndoshta zoteria do te jete dakord qe t'ju themi studenteve, se Jezusi dhe Enveri, te adhuruar nga palet perkatese kane nje emerues te perbashket-idealizmin.Sic ishte Jezusi e katolocizmi ideal i ndaluar dikur per besimtaret e tij,sot KK po perpiqet t'ja beje dhe ati veteranit plak,ideal te ndaluar Enverin e komunizmin! Mungesa e te dyve menyrave te shprehjes e te dyjave formave te idealizmit per ata qe besojne ne ta,do te shkaktonte te njejtin efekt e pasoje.Kete doni t'ju themi studenteve,z.Pashkja?! Per kete jeni te merakosur se studentet nuk jane te informuar sa duhet?!

    Përgjigju
  • Aliu: 24/11/2023 21:03

    Kisha Katolike e Shqiperise mbetet unike ne qendrimin zyrtar te saj kunder de-shqiptarizimit, kunder krimit dhe korrupsionit politik, te organizuar dhe tolerences zero ndaj kumunizmit dhe neokomunizmit. Ndaj eshte per tu pergezuar. Sidoqofte, dekomunistizimi do te mbetet utopi sa kohe qe autokracia qe ka kapur shtetin (maxhoranca) dhe ajo qe e synon (opozita) jane reflektimi me negativ i trashegimise komu-enveriste. Ne njeren ane me lider double trashegimtarin biologjiko politik Rama (Kristaq-Spiro) te Byrose se PPSH, dhe tjetra me kuadrin e ri dhe sot plak te pandreqshem te fshataresise komuniste Berisha!!! Dhe populli, mbetur peng i ketyre monstrave shtetkapes qe fatkeqsisht perulen dhe pajtohen me te keqen.

    Përgjigju
    • @Ali: 24/11/2023 21:59

      Edhe Ali edhe interlokutor i ideologjise fashiste te kishes katolike sikur nuk shkon. E njejta kishe katolike mbeshteti fsshizmin dhe ne itali edhe ne shqiperi. Kisha, Xhamia dhe kultet e tjera kane tjeter mision. Katolicizmi ne shqiperi eshte i importuar pasi shqiperia ishte pjese e bizantit te lindjes. Zoti Ali trego emrin e vertete dhe shkruaj, leri dogmat percarese.

  • Gjyshi: 24/11/2023 20:45

    Ngaqe u moret me politike dhe jo me religjionin ju goditi vetem juve aq forte Enver Hoxha.Ndajeni mendjen ose formoni parti politike dhe mos punesoni persons te inkriminuar si Mark Frroku etj per te zgidhur problemwt tuaja. Ceshrjet jetike ne shqiperi jane te tjera dhe shume me te rendesishme se filmat artistik. Shikoni gjakmarrjen dhe varferine jo filmat.

    Përgjigju
  • Mirditori: 24/11/2023 19:50

    Kush është kisha,apo dikush institucion fetar që populli e zgjedh për të bërë ligje,A DI NI JU????Ajo të bëjë detyrën e saj me grigjën e vetë,!Nuk edi po po pyes ata klerik të kishës katolike në ITALI ,SPANJ,PORTUGALI,GREQI ETJ. A KA PARTI KOMUNISTE, m.q.n.s. jeni të ndriçuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?