Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Ndalohen 1000 koli cigaresh, do transportoheshin kontrabandë

20 Prill 2019, 09:03| Përditesimi: 20 Prill 2019, 10:14

  • Share

Strukturat e hetimit doganor kanë sekuestruar 1000 koli cigaresh në Doganën e Durrësit të cilat po transportoheshin kontrabandë.

Gjatë kontrollit të kontenierit të cigareve u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale.

Sasia që u seksuestrua është 1000 koli me cigare me nga 50 steka, me 10 paketa, me 20 fije, gjithsej 10.000.000 fije cigare.

Mësohet se paketat  nuk janë të ndonjë marke ndërkombëtare të regjistruar dhe të mbrojtur.

Autoritet vijojnë hetimet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për të zbuluar destinacionin e kësaj ngarkese.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?