Abtisam Mohamed dhe Yuan Yang

Bota

Ndalohen dhe dëbohen dy deputetet britanike në Izrael, Londra: E papranueshme! Nuk është mënyra e duhur për t’i trajtuar parlamentarët tanë

6 Prill, 09:09| Përditesimi: 6 Prill, 09:23

  • Share

Dy deputete laburiste britanikë, Abtisam Mohamed dhe Yuan Yang, janë ndaluar dhe dëbuar nga Izraeli pas mbërritjes së tyre në vend, duke shkaktuar reagime të forta nga qeveria britanike, raporton BBC. 

Sekretari i Jashtëm, David Lammy, e quajti masën “të papranueshme, kundërproduktive dhe thellësisht shqetësuese”, duke theksuar se deputetët ishin pjesë e një delegacioni parlamentar dhe kishin mbështetjen e plotë të ministrisë së Jashtme.

Sipas autoriteteve izraelite, dy deputetët kishin për qëllim të “përhapnin gjuhën e urrejtjes” dhe të “dokumentonin forcat e sigurisë”, duke justifikuar kështu ndalimin e tyre. Ministri i Brendshëm izraelit, Moshe Arbel, urdhëroi ndalimin dhe dëbimin e tyre menjëherë pas marrjes në pyetje.

Izraeli ka mohuar që delegacioni të ishte njohur zyrtarisht nga autoritetet e tij, ndërsa Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar këmbëngul se bëhej fjalë për një vizitë parlamentare legjitime. Të katër anëtarët e grupit, përfshirë dy ndihmësit, janë larguar nga vendi të dielën në orët e para të mëngjesit.

Lammy shtoi se prioriteti i qeverisë britanike mbetet arritja e një armëpushimi dhe fillimi i negociatave për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?