Ndalohen grumbullimet me mbi 10 veta, por çfarë do të ndodhë me autobusët/ Komiteti i Ekspertëve s'jep një përgjigje të qartë (VIDEO)

17 Nëntor 2020, 15:51| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 18:57

  • Share

Pyetur nga gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku nëse në vendimin që është marrë që ndalon grumbullimet mbi 10 persona, çfarë do të ndodhë në autobusë, Komiteti i Ekpsertëve nuk dha një përgjigje të qartë, por tha se primare është shëndeti.

"Ne punojmë nga afër autoritet lokale që të mundësojmë këto problematike që derivojnë nga shëndeti, kështu që jam e sigurt që të respektohet një vendim që vendoset në krye të herës për shëndet", tha Fico.

Sa i përket shkollave, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se shkollat do të vijojnë të jenë të hapura pasi ka rezultuar që nuk janë një vatër e rrezikshme infeksioni.

"Sa i përket shkollave që kanë klasa me më shumë se 10 fëmijë, do doja t'ju thoja që në vlerësimin që kemi bërë në shkolla kemi vlerësuar që nga hapja e shkollës sepse shëndeti mendor, shkollimi, karakteristikat epidemiologjike të grumbullimeve na e kanë lejuar këtë gjë. Kemi grupim të veçantë dhe e raportojmë si të tillë, nëse numrat do të ndryshojnë ne do të marrim vendimin e duhur në kohën e duhur", tha Fico.


Lajmi kryesor:

Masa shtesë ndaj COVID/ Komiteti i Ekspertëve: Ndalohen grumbullimet mbi 10 persona, dasmat, mbledhjet partiake dhe tubimet! Në varrime vetëm familja


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?