Bota

Ndalohen pajisjet dixhitale në Kabinetin e Malajzisë

9 Qershor 2019, 03:41| Përditesimi: 9 Qershor 2019, 03:52

  • Share

Malajzia ka vendosur të ndalojë praninë e pajisjeve dixhitale në takimet e rëndësishme të kabinetit shtetëror.

Sanusi Sidek, drejtori i njësisë për Sigurinë Kombëtare u shpreh se qeveria do të ndalojë pajisjet dixhitale si telefonat që kanë aftësinë e regjistrimit në takimet e nivelit të lartë shtetëror, kryesisht në takimet e kabinetit.

"Në përputhje me ligjin për sekretet shtetërore, ishte e nevojshme të vendosej kjo praktikë për të parandaluar rrjedhjen e informacioneve nga bisedimet e nivelit të lartë", tha Sidek gjatë fjalës së tij.

Sidek theksoi se ndalimi i tyre nuk do të kufizohet vetëm me telefonat e mençur por edhe tek tabletat, stilolapsat apo kamerat.

Ndalimi i pajisjeve dixhitale në takimet shtetërore erdhi fillimisht në axhendën e Parlamentit malajzian në muajin prill. Zbatimi pritet të arrihet në takimin e radhës të Këshillit të Ministrave.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?