Ndalohen udhëtimet jashtë vendit në Britaninë e Madhe, gjobiten me 5 mijë paund të ‘pabindurit’

23 Mars 2021, 11:20| Përditesimi: 23 Mars 2021, 14:23

  • Share

BRITANI E MADHE- Qeveria britanike nën rrezikun e “pushtimit” nga vala e tretë e COVID-19, ka ndaluar udhëtimet jashtë vendit, përveç se në raste emergjente.

Shkelësit e këtij rregulli të ri, i cili do të hyjë në fuqi pas votimit në parlament javë e ardhshme, do të gjobiten me shumën prej 5 mijë paund.

Ndalimi mendohet se do të qëndrojë në fuqi deri në 17 maj për britanikët.

Lidhur me masën e re anti-COVID ka reaguar edhe ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock i cili tha se kjo ka ardhur në kuadër të parandalimi dhe minimizimit të infektimeve me COVID-19 dhe shmangies së rrezikut të procesit të vaksinimit.

Hancock disa ditë më parë bëri publik lajmin e mirë dhe shpresëdhënës së në Britani tashmë është vaksinuar gjysma e popullsisë dhe se procesi po ecën siç duhet, megjithatë nuk duhet të hiqet dorë nga lufta kundër COVID-19, pasi ajo ende nuk ka mbaruar.

Rregulli i ri anti-COVID, i shoqëruar nga sanksioni do të përjashtojë vetëm persona të cilët përmes një formulari të posaçëm do të pasqyrojnë 1 nga arsyet e parashikuara si të lejuara.

Përjashtim do të përbejnë vetëm arsyet shëndetësore, të punës apo ato të shkollimit.

Pavarësisht se gjendja epidemiologjike ne vend ka filluar të stabilizohet dhe procesi i vaksinimit po ecën me hapa të sigurt, qeveria britanike përmes masës së re anti-COVID ka qëllim mbajtjen e situatës nën kontroll.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?