120 peshkatarë të Pogradecit kanë mbetur pa punë pasi Ministria e Bujqësisë ndalon peshkimin me rrjeta në liqenin e Ohrit për një pierudhë 4 mujore. Urdhri, synon mbrojtjen e peshqve të egër, të familjes së krapit, të cilët janë në periudhë shumimi. Peshkatarët, që mbajnë familjet me tregtinë e peshkut kundërshtojnë urdhërin e ministres Anila Denaj. Ata shprehen se gjatë kësaj periudhe duhet të dalin liqen për koran, gjuetia e të cilit është e lejuar.
“Ne kërkojmë që të lejohet peshkimi me rrjetë i peshkut koran, deri në largësitë nga bregu 1500 metra sepse nuk cenohen specietet e tjera”, thanë ata.
Peshkatarët zhvilluan takim me kryebashkiakun e Pogradecit, Ilir Xhakolli ku u dakortësuan për t’i dërguar peticion Ministrisë së Bujqësisë.
“Gjatë këtij sezoni ashtu si edhe vitet e tjera duhet të vazhdojë peshkimi i koranin. Ne nuk kemi dëmtuar asnjehere speciet e tjera kur leshojnë vezët. Edhe nëse bien aksidentalisht në rrjeta, ne i hedhim sërish në liqen. Nuk mund të bllokohet peshkimi se ne me këtë punë mbajmë familjet. Vendimi i ministrisë është i padrejtë, duhet ndryshuar”, thanë peshkatarët.
Në urdhërin e ministres Anila Denaj, publikuar nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit, thuhet se çdo peshkatar që kapet në liqenin e Ohrit nga 20 prilli deri më 20 gusht 2025 do të ndiqet penalisht, do të gjobitet si dhe do t’i sekuestrohet mjeti i lundrimit.
Komente
