Kurti ndaloi hyrjen në Kosovë të makinave me targa serbe! Kaos në Morinë, kamionët me prodhime shqiptare dy ditë të bllokuara

17 Qershor 2023, 12:17| Përditesimi: 17 Qershor 2023, 18:14

  • Share

Për shkak të ndalesës së hyrjes në Kosovë të kamionëve me targa të Serbisë dhe mallrave me origjinë serbe 5 janë të bllokuar në Morine. Disa prej shofereve ankohen për kushtet e vështira te qëndrimit ne kufi dhe vonesën e dërgesave.

Pesë kamionë me mallra janë bllokuar prej tre ditësh në pikën kufitare të Morinës në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Shkak është bërë vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të ndaluar çdo automjet të transportit të mallrave me targa serbe për të hyrë në territor, por kjo ka dhënë efekte negative edhe për prodhimet shqiptare. Drejtuesit e kamionëve flasin për vështirësitë te tyre.

”Prej tre ditësh jemi këtu, për shkak se qeveria e Kosovës nuk lejon hyrjen e automjeteve me targa serbe. Kemi mallra shqiptarë të ngarkuar për ti dërguar në Ferizaj. Nuk është normale kjo. Kemi ble ushqime të shpejta. Jemi detyruat të marrim taxi për të shkuar në qytet për të blerë ushqime”.

“Po flemë në kabinën e automjetit, te bllokuar ne kufi.Duhet te blejnë ushqime te gatshme çdo dite. Jemi ne vështirësi për nevojat jetësore. Dje kanë qenë më shumë kamion në kufi dhe janë kthyer. Kanë ikur nga Mali i Zi për tu futur në Serbi”.

Më 15 qershor qeveria e Kosovës vendosi të bllokojë hyrjen në territorin e saj të gjithë kamionëve ne targa serbe dhe produkteve që kanë origjinë serbe. Kurti tha se këto masa tona nuk janë tregtare, por "masa të sigurisë" që erdhën pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, të cilët ende mbahen në paraburgim.


Lajmi kryesor:

DASH kërkon lirimin e 3 policëve të Kosovës që po mbahen në Serbi: Po përkeqëson situatën! Një tjetër i arrestuar për dhunën ndaj gazetarëve në veri


M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Valter: 18/06/2023 09:27

    Ne kete situat,pasi pala serbe kan rrembye 3 police nga Kosova,ne kufirin shqiptare ka munde fare lehte te rregullohet,por kete bllokad ne fakte ka bere Edvin Rama me anulimin e mbledhjes vetem nje dite para me Kosoven me sjellen e ti te ulete dhe arrogante dhe ka detyrue dhe Kurtin qe te sillet keshtu..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?