Spitali Rajonal i Beratit

Kronikë
Top 24

Ndalohet ish-Drejtori i Spitalit të Beratit, hetim për shpërdorim detyre

19 Shtator 2018, 20:35| Përditesimi: 19 Shtator 2018, 21:23

  • Share

BERAT- Është ndaluar ditën e sotme Idlir Frashëri, ish-Drejtor i Spitalit Rajonal Berat, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se Idlir Frashëri, gjatë ushtrimit  të detyrës së tij rezultoi se ka shpërdoruar detyrën ne bashkëpunim  dhe ka kryer falsifikim dokumentesh.

Gjithashtu është ndaluar edhe Alfred Lulaj, jurist i Spitalit Rajonal Berat, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Personat e lartëpërmendur kanë bërë blerje të mallrave mjekësore (antibiotike) në kundërshtim me ligjin. Me pas për te justifikuar veprimtarinë e paligjshme të tyre kanë futur në dosjet e blerjeve një kërkesë me pretendimin se  mjekët e spitalit kërkonin ilaçe.

Ndërsa, hetimet vazhdojnë, pasi do të verifikohen të gjitha procedurat lidhur me mënyrën se si kanë dalë medikamentet mjekësore nga Farmacia e Spitalit të Beratit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?