Kryeministri i Federatës Boshnjako-Kroate në Bosnje e Hercegovinë, Fadil Novalic, është marrë në pyetje nga autoritetet pas dyshimeve për korrupsion në lidhje me blerjen e 100 respiratorëve nga Kina për pacientët me koronavirus.
As policia dhe Zyra e Prokurorit nuk kanë komentuar për këtë rast, duke shtuar se do të njoftojnë opinionin më vonë.
Partia e Veprimit Demokratik, që është ma e madhja në komunitetin mysliman në Bosnje, ka konfirmuar lajmin se Novalic është në mbajtje duke u marrë në pyetje.
Marrëveshja e 5.4 milionë eurove ngriti dyshime pasi një kompani e procesimit të frutave pa licensë, kishte marrë përsipër importin e pajisjeve mjekësore.
Bosnje e Hercegovina ka raportuar 2,500 të infektuar dhe 150 viktima nga koronavirusi.
Fahrudin Solak, zyrtar qeveritar i prokurimit dhe Gikret Hodzic, menaxher në kompaninë e frutave, janë marrë po ashtu në pyetje nga autoritetet.
Shërbimi i Ballkanit të REL-it ka kupturar përmes një burimi se të ndaluarit dyshohen për pastrim parash, falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.