Protoksidi i azotit tashmë konsiderohet me ligj lëndë psikotrope dhe përdorimi saj, kryesisht përmes tullumbaceve me azot nga të rinjtë në lokalet e natës është i paligjshëm. Mes kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës në Kuvend, ndryshimet ligjore të propozuara fillimisht nga ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe të mbështetura nga ministria e Shëndetësisë, pas miratimit në komisionet p[parlamentare morën votën pro të deputetëve të maxhorancës edhe në seancën parlamentare.
Në seancë u rrëzuan amendamentet e propozuara për këtë çështje nga deputetët e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, Monika Kryemadhi dhe nga Petrit Vasili.
“Kryetare është e papranueshme situata e parlamentit jashtë kësaj salle, është e papranueshme që deputetët nuk lejohen të hyjnë brenda...”
Përdorimi i drogës me tullumbace, u kthye në shqetësim serioz disa muaj më parë, kur përmes një investigimi të Report Tv u zbulua se tregtohej lirshëm në lokalet e natës, si të ishte një produkt i shëndetshëm.
Lajmi kryesor:
PS miraton mes tymueseve rregulloren që përjashton 2 muaj deputetët e kaosit! Bardhi: E çojmë në Kushtetuese! Rithemelimi përplaset me Gardën
SI.E.//ReportTv.al