Foto ilustruese

Tiranë/ Ndalohet një 23-vjeçar i shpallur në kërkim për dhunë, arrestohen edhe 4 persona të tjerë

8 Gusht 2020, 16:56| Përditesimi: 8 Gusht 2020, 16:58

  • Share

TIRANË- Ndalohet një 23-vjeçar i shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe kundërshtim e goditje të policisë në krye të detyrës. Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 4 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Personi  ndaluar është me iniciale E.H., pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”,dhe kundërshtim e goditje të policisë.

Gjithashtu është vënë në pranga E. K.,(L) 28 vjeç, pasi në rrugën “Kont Leopold Bertold” gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi cannabis sativa.

Kurse një 35-vjeçar me iniciale E. M. u arrestua në flagrancë gjatë kontrollit të ushtuar në subjektin në përdorim nga personi pasi u konstatua se matësi i energjisë elektrike, ishte i dëmtuar dhe nuk bënte matjen e energjisë elektrike të harxhuar.

 Po nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i M.D., 23 vjeç, pasi theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe u konstatua nga policia jashtë banese.

Kurse nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, u arrestua në flagrancë  L.K., 47 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?