Ndalohet peshkimi në Fierzë me qëllim shumimin e krapit! Autoritetet: Do ketë penalitete për peshkatarët që nuk e zbatojnë

3 Maj 2022, 21:15| Përditesimi: 3 Maj 2022, 21:28

  • Share

Urdhri për ndalimin e gjuetisë së krapit nuk po zbatohet në liqenin e Fierzës, ndaj Kreu i Organizatës së Menaxhimit të peshkimit në Kukës deklaron se do të ketë gjoba dhe ndjekje penale për peshkatarët.

Gjuetia e peshkut në ujërat e liqenit të Fierzës është e ndaluar në çdolloj forme për periudhën Prill-Maj, me qëllimin shumimin e krapit.

Mirëpo ky urdhër i ministrisë së Bujqësisë nuk po zbatohet. Siç shihet në pamjet që sjell Reportv, ka ende peshkatarë që hedhin rrjetat në liqenin e Fierzës. 

Kryetar i Organizatës së Menaxhimit të peshkimit në liqenin e Fierzës, Beqir Iseberi bën thirrje për pezullimin e këtij aktiviteti deri në fund të muajit maj, në të kundërt peshkatarët që do kapen duke gjuajtur do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi.

Liqeni i Fierzes pati një rënie të madhe te nivelit të ujit në  mesin e muajit mars duke ndikuar negativisht tek gjallesat e tij nënujore. Në të rriten së paku 13 lloje peshqish.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?