Caio Benicio

Ndaloi masakrën në Dublin, qytetarët mbledhin 285 mijë euro për heroin nga Brazili

24 Nëntor 2023, 22:42| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 09:53

  • Share

Masakra e 23 nëntorit në Dublin, ku një 40-vjeçar, sulmoi me thikë 5 persona, një mësuese 30-vjeçare, një burrë dhe 3 fëmijë të grupmoshës 6-vjeçare, u mbyll pa viktima fatmirësisht, falë një heroi.

Bëhet fjalë për Caio Benicio, një brazilian i cili rastisi në vendgjarje teksa kalonte me motor.

Btraziliani ka zbritur nga motori dhe ka goditur autorin e masakrës me kokoren e tij, duke e neutralizuar atë në këtë mënyrë.

Në shenjë mirënjohje për këtë gjest guximtar dhe heroik, një person i quajtur Paul Darcy, inicioi një thirrje për mbledhjen  fondesh për brazilianin hero në shenjë mirënjohje.

Qytetarët kanë vlerësuar aktin e brazilianit duke mbledhur shumën e 285 mijë eurove, në llogarinë GoFoundMe, e cila u pagëzua me emrin “Bliji një birrë heroit”.

Ngjarja e djeshme, tronditi opinionin publik në Irlandë dhe jo vetëm, duke mos munguar kështu as protestat.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?