Foto ilustruese

Kronikë

Ndaloi te ‘Mali i Robit’ se i dha defekt makina, italianit i vjedhin çantën me sende personale dhe paratë

10 Korrik 2021, 22:58| Përditesimi: 10 Korrik 2021, 23:06

  • Share

Një italiani i janë vjedhur paratë te Mali i Robit pasi ka ndaluar makinën për shkak se i ka dhënë një defekt teknik.

Një person i cili ende nuk është identifikuar i ka marrë çantën me sende personale dhe një shumë parash.

Nga ana e policisë është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, një  shtetas italian kallëzon se gjatë kohës që ka ndaluar pasi mjeti me të cilin po qarkullonte ka pësuar një difekt teknik, një shtetas ende i paidentifikuar i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash”, thotë policia.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?