Sociale

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s'u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

23 Korrik, 18:13| Përditesimi: 23 Korrik, 22:16

  • Share

TIRANË – Siç ishte paralajmëruar, aktivistja suedeze me famë ndërkombëtare, Greta Thunberg, protestoi pasditen e kësaj të mërkurë në sheshin “Skënderbej”, për të ngritur “zërin” për vuajtjet e popullit palestinez, të shkaktuara nga Izraeli.

Protesta nisi në orën 18:00 dhe u zhvillua nën moton “Ndaloni urinë, lejoni ushqimin dhe jetën”. Numri i të pranishmëve në këtë protestë ishte jo i vogël. Ata mbrojtën fort kauzën e tyre dhe kërkuan me ngulm ndalimin e luftës në Gaza, me anë të deklaratave të ndryshme, që përcillnin solidarizimin e madh me palestinezët në Gaza.

Në disa momente, aktivistja Thunberg dukej teksa bënte thirrje në shqip: Liri për Palestinën. Gjithashtu, në fjalën e saj ajo theksoi se arsyeja pse lufta në Gaza ka degraduar në gjendocid është heshtja e vazhdueshme e komunitetit ndërkombëtar ndaj akteve të Izraelit, që kanë ardhur duke u përshkallëzuar. 

“Gaza ka hyrë në fazën e 5 të kequshqyerjes, ndërkohë që në anën tjetër të kufirit mijëra kamionë me ndihma ushqimore presin për të hyrë. Kjo është pasojë direkte e heshtjes së botës që e lejoi Izraelin të kryente këtë gjenocid. Kjo është në vazhdim të politikave të paligjshme të Izraelit, që ka shkatërruar furrat e bukës për të vazhduar fushatën e urisë në Gaza. Shterimi i resurseve natyrore, ndryshimi klimatik shkojnë dorë më dorë për me shtypjen dhe palestinezët po dëshmojmë këtë në radhë të parë. Ne po jetojmë në një kohë që karakterizohet nga gjenocidi, katastrofat natyrore. Gjenocidi në Gaza, krimet humanitare në botë dhe eskalimi i ngrohjes globale kanë të njëjtin shkak. Nëse vrasja e miliona njerëzve në Gaza nuk është e mjaftueshme për t’ju ngritur nga divani, çfarë do të jetë tjetër?”,- tha Thunberg në sheshin kryesor të kryeqytetit.

Pas fjalimeve të mbajtura nga disa prej protestuesve në sheshin "Skënderbej", pjesëmarrësit tentuan të marshojnë drejt kryeministrisë, por u penguan nga policia.

Mbi 100 organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut u bënë thirrje qeverive të ndërmarrin veprime urgjente për të ndalur përhapjen e urisë në Gazë.

Ato, gjithashtu, kërkuan armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, si dhe heqjen e të gjitha pengesave për shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Në deklaratën e nënshkruar nga 111 organizata, përfshirë Mercy Corps, Këshillin Norvegjez për Refugjatët dhe Refugees International, paralajmërohet se uria në Gazë po përhapet me shpejtësi të madhe, ndërkohë që ndihmat jetike, si ushqimi, uji dhe barnat, qëndrojnë të pashpërndara pranë kufirit, pasi organizatave humanitare u ndalohet të veprojnë.

Ora 19:54
Protesta për palestinezët në Tiranë/ S’u lejuan të marshojnë drejt kryeministrisë, Greta Thunberg dhe të tjerët sillen rreth sheshit “Skënderbej”

 

Në pamundësi për të realizuar marshimin drejt Kryeministrisë, pasi nuk u lejuan nga policia, protestuesit në mbështetje të Palestinës, me në krye aktivisten Greta Thunberg, po marshojnë në sheshin “Skënderbej”.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 23/07/2025 22:17

    Zemrat korb e zift fillunen e komentunen duke dhane leksione historie pa dite me lexu dy rreshta duke na thane qe kolonizatoriet jane ato qe jetojnntesh mijera vjet aty e autoktonet qenkan ato qe gjyshat i kane te lindur me mijera kilometra lerg. Pse keto te lgbt protestojn per Palestinet thet tjetri qe arsyeton e mendon se bota rrotullohet nga leverdisja e perfitimi, fatta shokut qe te perfino une. Njerezit qe jane te shtypur e te keqtrajtuar jane gjjthmone me te shtypurit e te keqtrajtuarit pa shikuar leverdine e vet mor zoteri, prandaj jane me palestinen

    Përgjigju
  • Dakord: 23/07/2025 20:33

    Arabët janë kolonizatorët dhe jo Izraeli që është në të drejtën e zotit. Arafati nuk e pranoi ofertën për një shtet arab palestinez sepse ata duan vetëm shfarosjen e izraelit dhe jo shtet. Greta është thjesht një budallaqe. Stop propagandës anti izrael.

    Përgjigju
    • Lala: 23/07/2025 22:22

      Jo mo Jo .Ajo Toka atje esht e palestinezeve o shok.edhe ne Bibel flitet per filistinet.tjetra ka QE ne 46 QE palestinezeve I priten e keto fillun Si puna lokaleve QE zum trotuaret Si Pa dashje izraeli filloi kolonjzimin.ka QE ne 75 QE izraeli Jo vetem Po I vret palestiinezet por Po I perze me hir e me pahir.a ka te drejt izrael te mbrohet? Po ka.a ka te drejt izraeli TU mohoj buken dritat ujin sherbimin mjekesor palestinez? Jo ska.shikoji gjerat me ngjyra Jo vetem bardh e Zi .dakort o dakort.apo CE deshe .

  • Qyetari: 23/07/2025 20:30

    Njerez patetik. Grupet vulnerabel te shoqerise, feministet dhe lgbt protestojne per njerez te cilet po ti kishin pasur ne vendin e tyre do i kishin varur.

    Përgjigju
  • Flori: 23/07/2025 20:23

    Çfare pune ka kjo, dhe pse ata te lgbt protesotojn per palestinen ku atje anetaret e lgbt i hedhin nga pallati i vrasin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?