Nga studimi që i kam bërë ndër vite ndarjes administrative të Shqipërisë më rezulton se qeverisja e vendit mund të bëhet me një skemë të thjeshtë, por të studiuar më parë në nivel teknik e profesional.
1-Përcaktimi i reformës territoriale të qarqeve, në 8-12 sipas nevojës dhe perspektivës së zhvillimit.
2-Qarku të jetë njësia e vetme vendore dhe juridiksionini vetëm për organet qendrore të varësisë. Zgjedhjet vendore të bëhen vetëm për kryetarin e qarkut dhe këshillin e tij.
3-Qeveria të vendosë njësitë e saj në bazë qarku: punët e brendshme, financat, mbrojtjen, drejtësinë, arsimin, kulturën, punët publike, shëndetësinë, arkivin, shërbimin sekret, etj. Në krye të gjithë njësive qeveritare të qëndrojë prefekti, i cili drejton këshillin administrativ të qarkut të përbërë nga drejtuesit e këtyre njësive.
4-Sistemi gjyqësor, prokurori, gjykata, vendoset në bazë qarku.