Ndarja e çmimeve në Festivalin e Këngës, Aurela Gaçe: Gjithmonë e njëjta histori

27 Dhjetor 2022, 14:52| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 14:53

  • Share

Këngëtarja Aurela Gaçe ka reaguar pas ndarjes së çmimeve në Festivalin e Këngës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Aurela shkruan se gjithmonë është e njëjta histori me Festivalin, edhe kur ka një çmim, edhe kur ka dy, gjithmonë do të të ketë artistë që do të mbeten të pakënaqur.

“Kur ka një çmim, zihemi. Por…edhe kur ka dy çmime prapë zihemi. Unë them ta bëjmë autobusin të ecë anash, që të gjithë të kënaqen. Të gjithë në vend të parë. Edhe prapë do të ketë të pakënaqur. Ai i uluri në cep do ketë inat me atë të mesit. Ohoooo…..Gjithmonë e njëjta histori”, ka shkruar Aurela Gaçe.

Festivali i Këngës ka shkaktuar një sërë polemikash në rrjet. Albina Kelmendi do ta përfaqësojë vendin tonë në Eurovision 2023, ndërsa çmimin e parë nga juria e rrëmbeu këngëtarja Elsa Lila.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lana: 27/12/2022 17:30

    Kur erdhi nga US, Aurela ishte bere si kufome, nuk shihej dot, aq ishte shperfyturuar. Tani i ndrit fytyra e eshte zbukuruar si nje modele.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?