Studiuesi dhe historiani i njohur Artan Lame u nda në mënyrë të parakoshme nga jeta pas problemeve shëndetësore të vazhdueshme me zemrën, teksa nuk tejkaloi dot një ndërhyrje kirurgjikale që po kryente në Mynih të Gjermanisë.
Familja e tij ka njoftuar sot (24 maj) se “ka ardhur edhe momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun e tyre të dashur”.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook nga llogaria e vetë ish-zyrtarit të ndjerë, njoftohen të gjithë qytetarët, miqtë dhe të njohurit se pritjet për të do të mbahen të hënën e 26 majit, nga ora 10:00-12:00, te “Rruga e Durrësit”, ndërsa një ditë më pas, 27 maj, homazhet te Akademia e Shkencave, salla e “Librit Enciklopedik”, duke nisur nga ora 10:00. Pas dy orësh, në mesditë, do bëhet edhe përcjellja drejt banesës së fundit, në “Varrezat e Sharrës”.
Njoftimi i familjes në Facebook:
“Të dashur familjarë e miq,
Erdhi momenti i ndarjes përfundimtare me njeriun tonë të dashur, ARTAN LAME.
Pritjet për nder të tij do të mbahen ditën e hënë, më 26 maj, nga ora 10:00 deri në 20:00, pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).
Të martën, më 27 maj, do të zhvillohen homazhet në nderim të Tanit pranë Akademisë së Shkencave, salla “Libri Enciklopedik”, duke filluar nga ora 10:00.
Në orën 12.00 do ta përcjellim ne banesën e fundit, në varrezat e Sharrës, Tiranë.
Pas ceremonisë, pritjet do të vazhdojnë ditën e mërkurë dhe e enjte, nga ora 09:30 deri në 13:00 dhe nga ora 17:00 deri në 20:30. Pranë agjencisë funerale “Alba 2000”, Rruga e Durrësit (ish-ambasada jugosllave).
Me respekt Familja”.
Njoftimi në rrjetin social Facebook nga familja e Artan Lames
Komente
