Ndarja e re territoriale, eksperti Haxhimali në Report Tv: Brenda shtatorit Reforma të përfundojë, duhet rritje e numrit të bashkive dhe ndarje në 6 rajone

15 Qershor 2022, 13:28| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 13:55

  • Share

Opozita dhe mazhoranca  janë ulur në një tryezë për Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale. Në mbledhjen e parë të zhvilluar ditën e sotme, është konstituar komisioni për Reformën Territoriale dhe është miratuar sekretariati.

Esperti Agron Haxhimali ishte i ftuar në Report Tv, në emision “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, ku foli rreth pritshmërive për Reformën e Re Territoriale dhe kohën brenda së cilës mund të realizohet.

Eksperti Haxhimali thotë se pavarësisht vonesës në fillimin e punës, e rëndësishme është që palët janë ulur së bashku në tryezë.

“Mazhoranca dhe opozita kanë bërë mirë që janë ulur së bashku. Jam i keqardhur që  procesi u zvarrit nga të dyja palët, megjithëse brenda shatorit edhe pse mund të jetën me vonesë do të jetë e mundur. Kemi ekspertizën e duhur,  grupi ka eksperiencën dhe profesionalizmin e duhur”, u shpreh eksperti Haxhimali.

Ai foli gjithashtu dhe ndarjes aktual territoriale, sipas ekspertit Haxhimli, këshillat bashkiak kanë përfaqësi të vogël.

“Nuk ka funksionuar përfaqësimi lokal, demokracia lokale ,ndërveprimi qytetar. Sot të 61 këshillat bashkiake kanë një përfaqësi të vogël. Shërbimet e ofruara janë po ashtu një element. Përshembull, në zonat urbane pati një zhvillimi, nisur kjo dhe nga Rilindja Urbane, por nuk ndodhi e njëjta gjë me zonat rural. Element tjetër ndikues është dhe buxheti”, tha ai.

Eksperti Haxhimali propozon idenë e rritjes e numrit të bashkive në 80 ose 90, ndryshe nga numri 61 aktual, ndërkohë që sugjeron dhe ndarjen në 6 rajone të përgjithshme.

“Në cilësinë e një eksperti , qëndrimi im është jashtë partiak. Shqipërisë, me këtë infrastrukturë dhe gjeografi, do të doja të kishte një numër në rritje të arsyeshëm i njësive vendore. Nga 12 qarqe që ka Shqipëria përveç qarkut të Gjirokastrës , të cilin nuk e shohë të përshtatshme dhe nga popullsia dhe kriteret e tjera për të qenë një qark, mund të shtohen nga 1 ose dy  bashki të reja. Parimi i ndarjes territoriale duhet ta përshtatim  me parimin lokal. Qarqet duhet të riformohen, është e nevojshme bashkimi i rajoneve nga 12 rajone në 6 rajone dhe 80 ose 90 qeverisje vendore”, tha eksperti Haxhimali.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?