Vasil Tole, miku Akademikut Gudar Beqiraj ka bërë një mesazh të ndjerë për ndarjen nga jeta të tij, në ditën e lindjes.
"Sot u nda nga ne miku dhe akademiku Gudar Beqiraj! Zgjodhi të ikte në ditën që lindi, si për ta kujtuar vetëm 1 herë në gëzim, e jo ndryshe!
I paharruar do të jesh miku ynë, që e filloje ditën me fjalët: "Ç'farë të mire do të bëjmë sot"? Familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, Akademia e Shkencave kolegun dhe akademikun e përkushtuar, bota e sportit shqiptar një sportist dhe dashamirës të madh të saj, dhe ne mikun tonë zemërgjerë, si AI", shkruan Tole.
Lajmi kryesor:
Shuhet në ditën e lindjes ish-kreu i Akademisë së Shkencave, peshëngritësi Gudar Beqiraj
B.K./ReportTv.al