Reagimet për vdekjen e Aneta Ramës! Meta: U prehtë në paqe! Thaçi: Ngushëllime! Pëllumbi: E pa harruar qoftë

1 Gusht 2020, 10:20| Përditesimi: 1 Gusht 2020, 12:30

  • Share

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për humbjen e nënës. "I dashur Edi, në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes" shkruan Thaçi.

Ora 15:34
Veseli ngushëllon për humbjen në familjen Rama: Dashuria për nënën është e pafundme

Kreu i PDK-së në Kosovë, Kadri Veseli ka reaguar për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, nënës së kryeministrit Edi Rama. Ai i ka shprehur ngushëllimet kryeminstrit, ndërsa  shkruan se dashuria për nënën është e pafundme dhe se një humbje e tillë është e pazëvendësueshme.

“Ngushëllimet më të thella Kryeminstrit Edi Rama për humbjen e nënës së tij të çmuar, Anetës. Dashuria për nënën është e pafundme, prandaj lutem që ta gjej forcën për ta përballuar një humbje kaq të rëndë e të pazëvendësueshme. Në këtë kohë pikëllimi, lutjet janë për të dhe familjen e tij,” shkruan Veseli.

Ora 15:01
Shuhet Aneta Rama, Koçi: Nëna është e vetmja perëndi qe na prek dhe e prekim

Zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së Aneta Ramës, nënës së kryeministrit të vendit. Ai i është drejtuar Ramës duke lartësuar figurën e nënës duke e krahasuar me perëndinë në tokë.

"I dashur Edi, Nëna është e vetmja perëndi qe na prek dhe e prekim. Është perëndia qe na jep sise e qe loton për ne! I ndritë shpirti Netës!", shkruan Koçi.

Ora 14:13
Hoti ngushëllon kryeministrin Rama për vdekjen e nënës: Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ngushëllon familjen e kryeministrit Edi Rama për humbjen e nënës së tij. Hoti me anë të një postimi tha se lajmin për vdekjen e saj e kam marrë vesh me shumë dhimbje. Ai shpreh gjithë ngushëllimet më të sinqerta nga ana e tij dhe e qeverisë së Kosovës.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama! Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, shkruan Hoti.

Ora 13:16
Ambasada e Rusisë në Tiranë mesazh për vdekjen e Aneta Ramës: Mendimet dhe lutjet tona janë me ju

Pas vdekjes së nënës së kryeministrit Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet edhe ambasada e Rusisë në Tiranë. Ajo ka shpërndarë postimin e Ramës dhe ka shkruar se mendimet dhe lutjet e tyre në këto momente të vështira janë me familjen e saj.

"Nga lajmet e mediave me keqardhje të thellë mësuam sot për ndarjen nga jeta të znj. Aneta Rama. Ambasada Ruse në Shqipëri i shpreh ngushëllime kryeministrit dhe familjes së tij. Mendimet dhe lutjet tona në këto momente të vështira janë me ju", shkruan ambasada.

Postimi i ambasadës ruse

Ora 12:31
Shuhet Aneta Rama, Braçe: E kam me vete zërin tënd, të jesh në paqe mike e mirë


Zv/ kryeministri Erion Braçe shkruan se zërin e Aneta Ramës do ta ketë gjithmonë me vete. Braçe thotë se Aneta kishte një shpirt të pamposhtur nga ku buronte mirësia e saj. "Te jesh ne paqe mike e mire! E kam me vete zerin tend, revolten qe na bente bashke e sa shume me pelqente, shpirtin e pamposhtur nga buronte; MIRESINE TENDE! Lamtumire!" shkruan Braçe.

Ora 12:26
Meta mesazh familjes Rama: Ngushëllime për nënën dhe gjyshen e dashur Aneta!


Presidenti Ilir Meta ka ngushëlluar familjen Rama për humbjen e njeriut tyre të dashur, Aneta Ramës. "Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur Aneta. U prehtë në paqe" mbyllet mesazhi i ngushëllimit të Presidentit në faqen e tij në Facebook. 

Ora 10:53
U shua e ëma e drejtorit, Partizani në zi: Ngushëllimet më të sinqerta familjes Rama


Ekipi i futbollit të Partizanit i përcjell ngushëllimet familjes për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, e cila është e ëma e Drejtorit të Përgjithshëm të ekipit të kuq Olsi Rama. "Me keqardhje të thellë njoftojmë sot se është ndarë nga jeta Znj. Aneta Rama, e ëma e Drejtorit të Përgjithshëm të FK Partizani Olsi Rama. Klubi Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Rama dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme" mbyllet postimi i ekipit të Partizanit.

Ora 10:29
Vdekja e Aneta Ramës, Urdhri i Stomatologut: Humbëm një nga ikonat e themelimit të këtij shërbimi

Urdhri i Stomatologut ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, e cila ka qenë mjeke stomatologe. "Sot u nda nga jeta mjekja stomatologe “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” Dr.Aneta Rama. Dr.Aneta lindi në qytetin e Vlorës më 1 shtator 1939. Shkollën dhe arsimin e mesëm e mbaroi në qytetin e lindjes me rezultate ekselente. Dr.Aneta ishte dhe një sportiste e talentuar në katër lloje sportesh. Në vitin 1955 filloi studimet në një nga Universitet më me emer të Polonisë dhe i mbaroi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1961. Pasi u diplomua si mjeke stomatologe filloi punë në poliklinikën e qytetit të Vlorës. Dr.Aneta më vonë ka punuar në kryeqytet duke drejtuar poliklinikën dentare, e Specializuar ne Radiologji e Fizioterapi Stomatologjike. Dr.Aneta është dekoruar me çmime të ndryshme për punë shumë të mirë e rezultate shkencore në shërbimin ndaj qytetarit. Me rastin e 100 vjetorit të Stomatologjisë Vlonjate, Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë i akordoi titullin më të lartë: “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare“ në një atmosferë të jashtëzakonshme festive të mbarë dentistrisë. Sot stomatologjia shqiptare humbi një nga ikonat e para të themelimit të këtij shërbimi elitar në vendin tonë. Familja humbi njeriun e saj të dashur: nënën, gjyshen e njeriun që do ta kujtojë tërë jetën. Në emër të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë i shpreh ngushëllime familjes, miqve e kolegëve të Dr.Anetës. U prehsh në paqe Dr.Aneta" mbyllet reagimi. 

Ora 10:25
Vdekja e Aneta Ramës, deputeti socialist: E pa harruar qoftë


Deputeti socialist Arben Pëllumbi ka ngushllëuar kryeministrin Edi Rama për humbjen e nënës. "E pa harruar qofte" shkruan ai në një postim në Facebook.

Ora 10:25
Vdekja e Aneta Ramës, Blendi Gonxhja: Deri 1 ditë përpara se të ndahej nga jeta s’kursyen helm...


Drejtori i Transportit Blendi Gonxhja ka bërë një postim për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit duke shkruar se "Deri 1 ditë përpara se të ndahej nga jeta s’kursyen helm nëpër tv, ata që veç zoti i faltë për sa e sëmurën, gruan, nënën! RIP Aneta Rama" shkruan ai.

Komento

Komente

  • Zerina Sheme: 02/08/2020 13:10

    Është e thjeshtë të copëzohesh në shumë parti; cilësi kjo e egoizmit ekstrem të shqiptarëve. Nuk dimë të respektojnë mendimin ndryshe. Zotësia është të bëhemi bashkë për çështje të mëdha, në një front opozitar. Kështu, të ndarë në parti të vogla nuk i shërbejnë popullit por interesave të ngushta meskine Le të marrim shembull nga bota e qytetëruar që ka dy fronte të mëdha përballë njeri tjetrit : i majtë dhe i djathtë.

    Përgjigju
  • RROFTË HASHIM : 01/08/2020 22:57

    Ngushëllime Familjes Rama ! Vdekje e LSI PUTANËS dhe PD KRIMIT dhe KORRUPSIONIT

    Përgjigju
  • Elida: 01/08/2020 13:15

    Po sa hipokrit qenke o Ilir Meta qe te woft dheu i rende.Nje dit para i permend baban e vdekur e sot i ben ngushellimet e sinqerta.E di qe ju diten vriteni e naten hani bashk po te pakten mos dil kaq hapur sa plera e dhum jeni.Populli u beson te sharave tuaja e nuk e di qe bashk ndani gjithcka....uroj qe ne jet rast ta kuptoj kush jeni me vertet dhe sa talleni me popull

    Përgjigju
    • besi: 01/08/2020 19:05

      Te sinqerta ose jo eshte ngushellim, po ky idiot luli ku eshte

  • Ismaili Gashi-Sllovia: 01/08/2020 11:29

    Zonja e Mdhe Aneta,ishte gruamadhe e Zonja e Madhe e Familjes se Madhe Rama.Kujtimi i Familj es Rama dhe miqeve te shumet,do te mbetet kujtim i perhershem per Zonjen e Madhe Aneta.

    Përgjigju
    • Ramaliu juli athine: 02/08/2020 21:47

      ZOTI KRYEMINISTER I PA HARRUAR QOFTE KUJTIMI I NENES TUAJ

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?