Foto: Artan Lame
Kadastra Shqiptare ka reaguar pas lajmit të ndarjes nga jeta të Artan Lames. Përmes një postimi në Facebook ata shprehen se gjatë viteve ish-drejtuesi i Kadastrës Shqiptare u dallua për përkushtimin, vizionin dhe përpjekjet e vazhdueshme për t’i shërbyer qytetarëve dhe interesit publik
Postimi i plotë:
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Artan Lames, ish-drejtues i Kadastrës Shqiptare dhe një figurë me kontribut të pazëvendësueshëm në reformimin e sistemit kadastral në Shqipëri.
Gjatë viteve të drejtimit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ai u dallua për përkushtimin, vizionin dhe përpjekjet e vazhdueshme për t’i shërbyer qytetarëve dhe interesit publik. Rruga që ai hapi për një administrim më efikas të pasurive të paluajtshme mbetet një trashëgimi e rëndësishme për institucionin tonë dhe për vendin.
Për kolegët dhe bashkëpunëtorët, Artan Lame nuk ishte vetëm një drejtues, por një njeri që dinte të dëgjonte, të frymëzonte dhe të krijonte një frymë bashkëpunimi dhe respekti të ndërsjellë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan.
U prehtë në paqe.
Lajmi kryesor:
Pas ndërhyrjes në zemër, ndërron jetë në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës! Publicist dhe studiues i historisë shqiptare
Xh.K/ReportTv.al