Artan Lame

Kronikë

Ndarja nga jeta e Artan Lames, të martën mbahen homazhet dhe përcjellja për në banesën e fundit

25 Maj, 10:15| Përditesimi: 25 Maj, 10:19

  • Share

Homazhet për ndarjen nga jeta të Artan Lames do të mbahen të martën në orën 10:00 pranë Akademisë së Shkencave. Familja e studiuesit dhe historianit njoftoi se të hënën do të mbahen pritjet në nderim të tij, nga ora 10:00-20:00 pranë agjencisë funerale “Alba 2000” në rrugën e Durrësit.

Të martën, pas homazheve, në orën 12:00, pritet të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.

Artan Lame ka mbajtur detyra të rëndësishme, ku spikati si një drejtues i përkushtuar dhe me vizion. Në vitin 2000 ishte drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës, më tej deri në 2002-shin, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Për 3 vite të tjera, zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.

Nga 2013-a, për 6 vite drejtoi Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI). E përmbylli angazhimi publik me detyra shtetërore, si Drejtor i Përgjithshëm Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Publicist dhe opinionist, pasioni i tij i rrallë ishte historia. Renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit, veprimtar i angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. Artan Lame ka qenë kandidat për deputet i PS-së në zgjedhjet parlamentare 2005,2009,2013. Ai kontribuoi gjithashtu në hartimin e programit të PS-së në periudhën 2011–2013. Në vitin 2012, Presidenti i Republikës e dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes” për kontributin e tij në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?