Kreu i PD Lulzim Basha

Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut, reagon Basha: Dha kontribut të pakursyer që në ditët e para të krijimit të PD

22 Nëntor 2020, 12:30| Përditesimi: 22 Nëntor 2020, 12:34

  • Share

Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-zv.kryeministrit dhe ish-zv/ministrit të Brendshëm Bashkim Kopliku, i cili ishte i infektuar me COVID-19.

Basha shkruan se e ka mësuar me keqardhje ndarjen nga jeta të Koplikut, ndërsa vijon duke thënë se ai është politikani që dha mbështetje dhe kontribut të pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike.

"Me keqardhje mësova për ndarjen nga jeta të Bashkim Koplikut, politikanit që dha mbështetjen dhe kontributin e pakursyer që në ditët e para të krijimit të Partisë Demokratike. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen, miqtë dhe të afërmit e zotit Kopliku.

Angazhimi i tij si ligjvënës dhe zëvendëskryeministër gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pas rënies së komunizmit, do të mbetet i pashlyeshëm në historinë e re të Shqipërisë. U prehtë në paqe", thotë Basha.

 Kopliku ka qenë, ish- zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm i qeverisë së parë të Partisë Demokratike më 1992 dhe dy herë deputetë në parlamentin e Shqipërisë.

Komento

Komente

  • JamKushJam: 22/11/2020 14:49

    Lulushka kjo jashteqitje “demokratike” u kujtua per te ndjerin tani se momentin qe ndodhi s’kishte autorizimin e baces ta permendte si demokrat por e shihnin si armik!!!! Ju pafte Zoti per gjithe masksralleqet e shpirtit!!!!!

    Përgjigju
  • Iliri: 22/11/2020 13:55

    Po ku e ke njohur bashkimin ti mor ...,,ti ke qene duke luajtur peta ne ate kohe....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?