Ndarja nga jeta e Besnik Hallaçit, kolegët: Humbje e madhe për shkencën! Kudo që është botanika është edhe ai

2 Janar 2021, 14:32| Përditesimi: 2 Janar 2021, 14:35

  • Share

Ndarja nga jeta e biologut dhe Drejtorit të Administratës së Zonave të Mbrojtura Qarku Kukës, Besnik Hallaçi ka sjellë hidhërim dhe trishtim tek miqtë e tij, të cilët kanë shprehur dhimbjet por dhe fjalët më të ndjera për mikun e tyre në mikrofonin e Report Tv.

Gazetari Bashkim Shala e konsideron një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme ndarjen nga jeta të Hallaçit, dhe për faktin që është nda nga jeta në një moshë të re.

"Është një humbje e madhe për komunitetin tonë për ata pak njerëz të shkencës që kanë mbetur këtu. Ishte nga shkencëtarët e rrallë ose i vetmi në këtë zonë dhe ishte një ndër zbuluesit e Tulipanit të Kukësit dhe do të kujtohet gjithmonë", tha Shala.

Ndërsa eksperti  i turizmit, Bukurosh Onuzi shprehet se Besnikun e kishte koleg prej 15 vitesh.

"Ai ishte një nga specialistët më të mirë dhe pasioni e ka bërë atë një nga njerëzit më të mirë. Ai ishte një nga zbuluesit më të mëdha dhe futet në klasën e shkencëtarëve më të njohur dhe elitën shqiptarë të biologëve më të mirë që ka njohur Shqipëria", tha Onuzi.   

Biologu Arben Palushi tha se "Besniku ishte gjithçka për biologjinë e Kukësit, për mbrojtjen e mjedisit, për habitatet dhe punën që bëhet për krijimin e gjithë këtij kompleksi biodiversiteti që është krijuar. Me krijimin e parqeve natyrore nga 2016 e deri më sot, kudo që është botanika është edhe Besnik Hallaçi".


Lajmi kryesor:

COVID-19 i merr jetën Drejtorit të Zonave të Mbrojtura në Kukës, Besnik Hallaçi! Zbulues i 'Tulipanit Shqiptar', i shtruar prej dy javësh te Shefqet Ndroqi


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?