Nëna e futbollistit shqiptar Aleksandër Lambi, ndodhej në tribunat e stadiumit, kur djali i saj u rrëzua në ndeshjen ndaj Ermionidës duke humbur jetën. I riu fatkeq humbi ndjenjat në fillim të ndeshjes dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve përfundoi pak orë më vonë në spital, por nuk mundi të mbijetojë.
Ngjarja tragjike ishte edhe më e vështirë për nënën e Lambit, e cila ishte në fushë për të parë ndeshjen e djalit të saj.
Lajmi kryesor:
Bie pa ndjenja në fushë në minutat e para të ndeshjes, ndahet nga jeta futbollisti shqiptar në Greqi! E ëma pa gjithçka, ishte në stadium! Ekipi i 'zemrës': Dhimbja është e madhe
I.K/ReportTv.al