Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pak minuta më parë në lidhje me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të gazetares dhe shkrimtares, Vera Isaku. Presidenti i Republikës Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të intelektuales dhe gazetares, ndërsa vlerëson veprat e saj dhe kontributin në kulturën shqiptare.
“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të intelektuales aktive, Vera Isaku. Personalitet i respektuar i gazetarisë dhe publicistikës shqiptare, autore e një sërë veprash të vlerësuara, qytetare dhe familjare model, kontributi i saj për kulturën, progresin dhe emancipimin shoqëror e ka merituar nderimin dhe respektin e mbarë opinionit. Duke ndarë dhembjen me familjen Isaku, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera. Të prehet në paqe”, shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Ndahet nga jeta shkrimtarja dhe gazetarja Vera Isaku, humb betejën me sëmundjen e rëndë
K.T./ReportTv.al