Ndarja e parakohshme nga jeta e ish-deputetit të PD-së Gert Bogdani ishte lajmi i trishtë i ditës së sotme që u diskutua edhe në studion e ‘Repolitix’ me moderatorin Denis Minga. Të ftuarit dhanë nga një përshtypje lidhur me të ndjerin.
Mjeku Ilir Alimehmeti theksoi se Bogdani bënte çdo gjë me zemër dhe mendohej ende si e ardhmja në politikë.
'Ngushëllime familjes në radhë të parë. Dhimbja e tyre është dominuese. Gerti ka qenë djalë fisnik, pinjoll i familje të madhe. Bënte gjithçka me zemër. Pavarësisht karrierës politike, mendohej si shpresë dhe dritë në të ardhmen. Në çdo moment që e kam njohur kemi pasur një komunikim qytetar. Ai ishte dhe e ardhmja e politikës shqiptare, pavarësisht viteve më parë. Mendohesh se ka shumë për të dhënë.'
Analisti Plator Nesturi u shpreh se ishte një djalë që rrezatonte një imazh ndryshe nga politikanët e tjerë.
'Kam pasur njohje me të. Ishte djalë që rrezatonte. Edhe në debate që mund të ishin nuk ishin debate, ishte ballafaqim mendimesh dhe idesh. Jam dakord që tha doktori. Kishte ende të ardhme në politikë. Ishte djalë që kishte dinjitetin e vet. Do ti duhej më shumë PD-së, me dinjitetin e vet do ti jepte më shumë me imazhin e vet, ndryshe nga të tjerët që nuk po dalin nga qëllimet e veta. Imazhi i tij bënte ndryshim.'
Juristi Përparim Çaça ndjehet i shokuar nga një lajm i tillë.
'Kam pasur miqësi të mirë. Ishte ai në foto me buzëqeshje, ishte mik i të gjithëve. Për Gertin është ai personi që rrezatonte qytetari, ishte vetë personi. Kishim thjesht atë momentin për tu relaksuar. Ishte humbje e madhe, për shoqërinë në përgjithësi. Jam shokuar, isha në gjyq, ndalova dhe u shokova. Ishte mik i të gjithëve.'
Ibsen Elezi tregon njohjen e hershme me Gert Bogdanin.
'E njoh ka herët. Kur u kryetar i FRPD, njohëm më shumë. Gertin nga profesioni ka qenë programist, ka qenë i saktë në formulime dhe në logjikë. Po diskutonim për një çështje teknike. Ka qenë njeri i ekuilibruar. Ndërtonte marrëdhënie vetëm në aspektin pozitiv. Ishte shumë e vështirë për ta bërë kundërshtar. Në një takim pas primareve Ibsen më tha, më ke menduar se nuk jam serioz por jam, dhe i dhashë dorën për shkak të rezultatit. Ka qenë një nga personat që mungesën e demokracisë e ka vuajtur. Ka pasur shumë lidhje, edhe ndërkombëtare. Ka qenë person i domosdoshëm të paktën në këtë aspekt.'
SEPSE ISHTE DJALE I PASTER DHE JO HAJDUT E BATAKCI SI JUVE TE TJERET E PD,,,E LARGUAT NGA PD GERTIN,,,OSE E SHFRYTEZUAT AQ SA DESHET IMAZHIN E TIJ TE MIRE,,,,...PA NJEREZ TE PASTER DHE BRILIANTE SI GERTI PD ASNJEHERE NUK VJEN NE PUSHTET....
Përgjigju