Ilir Meta dhe Llambro Filo

Ndarja nga jeta e historianit, Meta: Një prej profesorëve të mi të dashur, ruaj respektin më të thellë për komunikimin e ngrohtë e njerëzor që kishte

13 Shtator 2020, 18:19| Përditesimi: 13 Shtator 2020, 18:20

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të historianit të njohur Llambro Filo, pasi nuk fitoi dot betejën e tij me COVID-19. Si një ish student i tij, Meta ka vlerësuar punën e tij dhe kontributin e dhënë ndër vite në fushën e Historisë. Kreu i shtetit, Ilir Meta shkruan se komunikimi i ngrohtë dhe njerëzor i tij dhe aftësitë e spikatura pedagogjike do i mungojnë të gjithëve që e kanë njohur.

"Një tjetër lajm i trishtë më hidhëroi sot, ndarja nga jeta e njërit prej Profesorëve të mi të dashur, Llambro Filo, pedagogut veteran të Departamentit të Historisë. Si ish-student i Tij ruaj respektin më të thellë për komunikimin e ngrohtë dhe njerëzor si mësimdhënës, për aftësitë e spikatura pedagogjike, por edhe si një intelektual me vlera të larta shoqërore dhe qytetare, me kontribut të shquar në fushën e Historisë, së cilës i kushtoi gjithë jetën e Tij. Duke ndarë dhimbjen me familjen Filo, të afërmit, komunitetin e nderuar të historianëve dhe të gjithë studentët e shumtë të Tij, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta! Lamtumirë i dashur Profesor! I paharruar kujtimi!" shkruan Rama.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi mposht historianin e njohur, ndërron jetë Llambro Filo! Meta: Një prej profesorëve të mi të dashur, ruaj respektin më të thellë për të


Komento

Komente

  • Vito: 13/09/2020 20:26

    Po ju pse nuk keni komunikim njerezor por anoni nga bota shtazore familjarisht "Zoti president". Pasurite e vjedhura u kane lene koken bosh...jeni bere neveria e ketij vendi...Ske turp e del perdite sa me surat e sa me ze. Ata qe e meritojne kariken e presidentit nuk mund te jene si surati yt mashtrus,hajdut...

    Përgjigju
  • Tirona: 13/09/2020 19:07

    Ky nuk ka studiuar, se po te kishte studiuar do te kishte bere nje pune te vetme per ate qe ka studiuar, ky ka dale i paafte nga bankat e studimit, shyqyr qe erdhen ndryshimet e sistemeve ne Eurpen Lindore, se po te ishte ai sistem kete nuk do ta pranonin ne pune si te paafte, por ndryshimet e sistemit i dhane shansin qe te meret me mbledhje partie dhe me anen e korrupsionit te ngjitej ne majat e pushtetit duke i sjelle me teper mjerim ketij populli, prandaj ata njerez te nderuar dhe te respektuar te shoqerise civije qe largohen nga kjo jete nuk ke pse i nderon me hiprokizine tende.

    Përgjigju
  • Emigranti: 13/09/2020 18:30

    Si nuk te bie ty corona virusi bashke me ate plaku merre,qe te shpetoje Shqiperia dhe Shqiptaret.Po kot nuk thone nuk bie rrufeja ne hale..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?