Ndarja nga jeta e ish-presidentit Bujar Nishani, Mediu: Politikani parimor që i qëndroi besnik interesit kombëtar

28 Maj 2022, 21:40| Përditesimi: 28 Maj 2022, 21:49

  • Share

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Mediu shprehet se Shqipëria humbi njeriun e drejtë dhe korrekt i cili çdoherë vendosi përpara detyrën, edhe kundërshtarët e tij politik kanë humbur politikanin parimor dhe të vendosur i cili nuk bënte kompromis me të keqen.

"Humbja e parakohshme e Presidentit Bujar Nishani është një dhimbje e madhe për të gjithë Ne miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. Shqipëria humbi njeriun e drejt dhe korrekt i cili çdoherë vendosi përpara detyrën, nderin dhe atdheun, që në moshë të re dhe deri në momentet e fundit të jetës së tij. Edhe kundërshtarët e tij politik kanë humbur politikanin parimor dhe të vendosur i cili nuk bënte kompromis me të keqen, por i qëndroj besnik bindjeve të tij politike dhe interesit kombëtar. Odeta humbi bashkëshortin e saj , djali dhe vajza babin e tyre të dashur, humbën mikun dhe njeriun më të dashur, të gjithë sot familjarisht i bashkohemi dhimbjes së tyre duke ju lutur Zotit ti jap forcë për të kapërcyer këtë moment të vështirë. I nderuar President Nishani mik i dashur u prehsh në paqë, qofsh i xhenetit.", shkruan Mediu.

 


Lajmi kryesor:

REAGIMET/ Vdekja e Nishanit trondit politikën, ish-bashkëpunëtorët: I dha shumë PD-së dhe këtij vendi! Socialistët: Personalitet me vlerë! SHBA: Kontribuoi për marrëdhëniet me Amerikën


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?