Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta si pasojë e Covid-19, të themeluesit të televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Veliaj shkruan se Hysenbelliu ishte njeri me guxim, duke vlerësuar punën e tij në dy televizione të rëndësishme në vend.
“Kasëm Hysenbelliu investoi në median shqiptare me guximin e njeriut që e donte gazetarinë e mirë & për shumë vite administroi me sukses dy televizione. Sot ai u nda nga jeta – ditë e trishtë për gazetarinë & këdo që e njohu e punoi me të. Ngushëllime familjes! U prehtë në paqe!”, shkruan kryebashkiaku.
Lajmi kryesor:
COVID-i i merr jetën Kasem Hysenbelliut, po kurohej prej javësh në Turqi! Meta: Lajm tronditës! Basha: Luftëtar i medias së lirë! Veliaj: Ditë e trishtë për gazetarinë
I.K/ReportTv.al