Jozefina Topalli

Ndarja nga jeta e Koplikut/ Topalli kujton fillimet e saj dhe 'thumbon' PD: Ishte kohë tjetër, shërbenin intelektualët më të mirë

22 Nëntor 2020, 12:48| Përditesimi: 22 Nëntor 2020, 13:33

  • Share

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-zv.kryeministrit dhe ish-zv/ministrit të Brendshëm Bashkim Kopliku, i cili i shte i infektuar me COVID.

Teksa ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Koplikut, Topalli ka kujtuar fillesat e saj në politikë, duke theksuar dhe rëndësinë që kishte figura e tij.

"Kur jam zgjedhur per here te pare deputete, më caktuan diku në rreshtin e dytë apo të tretë të sallës plenare ne mes te doktor Ali Spahise dhe inxhinier Bashkim Koplikut.

Ata kishin eksperience ne politike dhe qeverisje. Une isha e re në politike dhe shumë e vëmendshme për të mesuar. Flisja shume pak e degjoja shumë. Te dy deputetet qe kisha ne krah ishin miqësor me mua. Ata kishin idete e tyre, ndonjëhere nuk binin dakord as me njeri tjetrin, por të dy ishin të lirë për të thënë çfarë mendonin. Bashkim Kopliku ishte një figurë e rëndësishme politike e kohës. Ai punoi në detyra të rëndësishme në qeverisjen e vendit.

Une dua te shpreh ngushellimet e mia familjes se te ndjerit Bashkim Kopliku, ish Zevendes Kryeminister dhe ish Minister i Brendshem i PD. Ne ate kohe ne politike sherbenin intelektualet me te mire te kohes. Ata ishin vehtja e tyre dhe ishin te lire. Ishte kohe tjeter atehere”, shkruan Jozefina Topalli.

Komento

Komente

  • Tirona: 22/11/2020 14:28

    .... dhe JU i tradhetuat idealet e ketij intelektuali te shquar dhe sot dilni dhe na derdhni lot Krokodili .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?