Sociale
Kultura

Ndarja nga jeta e Leka Bungos, Rama: Lamtumirë miku im! Begaj: Krijimtaria e tij do mbetet e gjallë në kujtesën kulturore të vendit

11 Qershor, 09:45| Përditesimi: 11 Qershor, 15:37

  • Share

Foto: Leka Bungo

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ndarjen nga jeta të regjisorit dhe skenaristit Leka Bungo.

“LAMTUMIRË miku im Leka Bungo Prehu në paqe”, shkroi Rama. 

Edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ngushëlloi familjarët e regjisorit dhe skenaristit Leka Bungo. Kreu i Shtetit shpreh dhembjen për humbjen e një prej figurave më të shquara të artit shqiptar.

“Mësova sot me dhembje ndarjen nga jeta të regjisorit dhe skenaristit Leka Bungo, një nga figurat më të shquara të skenës shqiptare, të cilin pata fatin ta njihja nga afër dhe jo vetëm përmes artit të tij. Krijimtaria e tij e pasur do të mbetet e gjallë në kujtesën kulturore të vendit tonë. Humbja e tij lë një boshllëk të ndjeshëm në skenën e teatrit dhe artit shqiptar”, shkruan ai. 


Lajmi kryesor:

Shuhet në moshën 81-vjeçare regjisori dhe skenaristi, Leka Bungo! E bija: Luftove me sëmundjen më të rëndë të shekullit, por humbe


Xh.K/S.B/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?