Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e ka cilësuar si Prometeun e pamposhtur të lirisë dhe drejtësisë, të ndarjes nga jeta të shkrimtarit, heroi grek i rezistencës dhe politikanit Manolis Glezos. Ruçi tha se u shua simboli i antifashizmit, ndërsa pesë vite më parë tha se të paktën 13 deputetë kishin prejardhje shqiptare duke respektuar gjithmonë Shqipërinë.
“Sot u shua një ndër emblemat e kulturës, simboli i antifashizmit dhe të majtës greke, Heroi i fundit i Luftës së Dytë Botërore, Manolis Glezos. Gjatë harkut të rreth një shekulli jetë, Glezos ka shënuar shumë kulme të kontributit të tij si një luftëtar i lirisë, duke filluar me heqjen e flamurit nazist nga Akropoli në 30 maj të vitit 1941 dhe përfunduar me zgjedhjen si eurodeputeti më i moshuar i Parlamentit Europian, në vitin 2014. Glezos ishte një Promete i pamposhtur, një frymëzim për të gjithë kombet në luftën për liri, barazi dhe drejtësi shoqërore. Glezos ishte një politikan i sinqertë dhe i lirë në qëndrimet e veta, i cili e konsideronte politikën një detyrë morale ndaj qytetarëve. Ne, shqiptarët, i detyrohemi Manolis Glezos për ndjenjat e dashurisë dhe respektit të thellë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.