Pas lajmit për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kërçi ka reaguar ministrja Ogerta Manastirliu. Ajo ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit. Përmes një postimi në Facebook ministrja shkruan se mjekësia shqiptare ka humbur një profesionist i cili ndihmoi shumë dhe në strategjinë e përballimit të situatës së koronavirusit në vend.
Postimi i Manastirliut:
"Prof. Mihal Kërçin e takova ditën kur iu bashkua task forcës së anestezistëve, e cila u krijua në fillimin e epidemisë në vendin tonë, së bashku me prof. Roland Xhaxhon dhe prof. Sokol Agollin. Në muajt e punës me task forcën e ngritur, ku mjekët e shkëlqyer të anestezi-reanimacionit që iu përgjigjën situatës, vlerësonin nevojat, planifikonin hapat që duhet të hidhnim, me qëllim që virusi të mos na gjente të papërgatitur, rivendosnin në punë respiratorë në shërbimet tona spitalore, organizonin trajnimet me të rejat e fundit, prof. Kërçi luajti një rol të rëndësishëm sa profesional aq dhe njerëzor, në mbështetje të planit tonë në luftën kundër Covid19" -shkruan Manastirliu.
Lajmi kryesor:
I infektuar me COVID, ndërron jetë mjeku anestezist Mihal Kërçi! Manastirliu: Luajti rol kyç në strategjinë e pandemisë! Basha: Mirënjohje për sakrificën e tij
E.M./ReportTv.al